Kategoria superiore/ Në lojë tashmë vetëm mbijetesa dhe Zona Evropiane.

Saturday, 12 May 2018 19:52

Këtë të diel do të luhen ndeshjet e javës së 34 të Kategorisë Superiores ku në lojë tashmë është vetëm mbijetesa dhe Zona Evropiane. Skënderbeu do të luajë me Teutën që kërkon qëndrimin në Superligë. Trajneri Daja konfirmoi se do të bëjë rotacione për këtë ndeshje sigurisht pa e nënvlerësuar atë.

“Do ta respektojmë kampionatin por do t’u përmbahemi edhe planeve tona. Në skuadër ka shumë të rinj që e meritojnë të jenë te Skënderbeu. Duke qenë se kemi pasur objektiva madhorë, ata nuk kanë pasur mundësi të luajnë, dhe në 3 ndeshjet e mbetura do të kenë hapësirën maksimale”, tha Ilir Daja, trajner i Skënderbeut.

Në Gjirokastër, Luftëtari do të presë Kukësin me skuadrën e Hasan Likës që kërkon të konsolidojë vendin e saj në zonën evropiane

“Objektivi ynë është të hyjmë në zonën evropiane ne do të kërkojmë që ta arrijmë atë në ndeshjet e ardhshme duke nisur nga ajo me Kukësin. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë pasi do të luajmë kundër skuadrës nënkampione të vendit”, u shpreh Hasan Lika, trajner i Luftëtarit.

Ndërsa trajneri i Kukësit, Pakult u shpreh se skuadra e tij ende nuk e ka siguruar vendin e dytë, gjë të cilën verilindorëve u mjafton vetëm 1 pikë për ta arritur.

“Matematika ende nuk na e ka siguruar vendin e dytë dhe për këtë arsye duhet të jemi të motivuar. Luftëtari ka shumë cilësi si skuadër. Duhet të jemi të përqendruar për të marrë 3 pikët. Nëse do lëshojmë në aspektin psikologjik, atëherë do ndëshkohemi. Asgjë nuk ka mbaruar, mendojmë vetëm për vendin e dytë”, tha trajneri i Kukësit.

Në ndeshjet e tjera, Kamza që kërkon mbijetesën do të presë Flamurtarin që ende shpreson për të arritur zonën evropiane. I njëjti skenar është edhe në sfidën mes Partizanit e Vllaznisë. Për të dyja skuadrat, opsioni i vetëm është fitorja nëse duan të arrijnë objektivat e tyre. Ndeshja tjetër e kësaj jave është ajo mes Laçit dhe Lushnjes që prej javësh e ka prere biletën e kthimit në Kategorinë e Parë./ burimi : tch/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...