Shaqir Hoti, talenti shqiptar i futbollit, që luan për SHBA

Diel, 13 May 2018 13:40

Nga Beqir SINA - New York

NEW YORK : Shaqir Hoti (Sacir Xot), i lindur më 10 qershor 1991, është një futbollist amerikan me origjinë shqiptare, i cili aktualisht është “Karton” i lirë, shkruan shtypi amerikanë, duke vënë në pahë edhe talentin e tij me futbollin.
Karriera:
Si një i ri plot talent mori pjesë në disa përfaqësime në shkollën e mesme që do të hapnin rrugët e tij drejtë një mori përzgjedhjesh të shumta gjatë karrierës së tij gjatë shkollës së mesme. Hoti ishte gjithashtu një anëtar i akademisë së futbollit MetroStars (më vonë, New York Red Bulls) për të cilin ai luajti në Kupën e Botës U-17 në vitin 2007. Ai gjithashtu luajti edhe në anët e akademinë  U16 dhe U18. Në vitin 2009 Hoti vendosi të marrë pjesë në skuadrën Boston College. Ndërsa më pasë Gjatë ai mbeti me Akademinë Red Bulls të Nju Jorkut dhe ishte anëtar i skuadrës së New York Red Bull NPSL. Si një futbollist i ri edhe pse ai nuk ishte ende në kolegj Hoti u propozua për të lujtuar në ligën kombëtare,  NSCAA, dhe u përfshi në listën e të përzgjedhurve “Herman Watch List”. Ai luajti edhe futbollin amerikan për Fair Lawn gjatë vitit të shkollës së lartë.
Si futbolist profesionist
Hoti kaloi verën e parë jashtë kolegjit, nga trajnimi me ekipin e parë të Red Bulls ku ai i impresionoi trajnerin Hans Backe. Gjatë shitjes së Kartonit të tij, së transferimit të janarit 2011, ai kaloi disa kohë me Borussia Mönchengladbach dhe Borussia Dortmund me shpresën e nënshkrimit të kontratës së tij të parë profesionale. Ai u ftua përsëri për  të firmosur nga agjentët e Borussia Mönchengladbach por në vend të kësaj, Hoti pranoi një kontratë profesionale nga New York Red Bulls. Hoti u nënshkrua nga New York Red Bulls si një lojtar “homegrown” më 28 janar 2011. Më 28 qershor 2011 Hoti bëri debutimin e tij të parë te ekipi për Nju Jork Red Bulls, duke luajtur në një ndeshje miqësore kundës Atlantes në 2011. Ndërkohë, që debutimin e tij të parë profesional e bëri duke luajtur të gjithë gjysmën e dytë në një fitore 2-1 ndaj FC New York në “Kupën e Hapur Open Cup”  të SHBA
Në një masë të habitshme, Hoti u largua nga Nju Jorku më 17 shkurt 2012.
Më 15 janar 2013 KSV “Hessen Kassel” Fußball-Regionalliga Südwest Gjermani, njoftoi se Shaqir Hoti u bashkua me ekipin.
Ndërkombëtare
Hoti ka qenë një anëtar i ekipit kombëtar të meshkujve nën-18 dhe nën-20 të SHBA. Ai ndihmoi U-20 të SHBA, në Kupën e Botës 2010, për të rinjët, me një fitore 3-0 ndaj Irlandës së Veriut në Ballymena, Irlandë Veriore. Hoti ishte gjithashtu pjesë e skuadrës përfaqësuese të SHBA, me 20-vjeçarët, të zgjedhur për të luajtur në Guatemalë për kualifikimin e U-20 në Kupën e Botës në prill 2011. Ndërsa ai po luante me  Boston College, Hoti thuhet se ishte ftuar në një grumbullim të përfaqësueses së Malit të Zi nën 21 për të luajtur  një miqësore, por që ai sipas medies duhej të refuzonte ftesën sepse ajo ishte në konflikt me sezonin kolegjit ku luante në SHBA
Kush eshte Shaqir Hoti
Hoti është biri i Salihut dhe Valbona Hotit, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Mali i Zi në vitet 1980. Prindërit e Hotit kanë prejardhje shqiptare, por kanë jetuar vetëm në Mal të Zi, në qytetet e Plavës dhe Gusijes. Në klasën e 7-të, ai e theu këmbën, por në “rimëkëmbjen” e tij u bë më i fortë.

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 13:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...