"Superliga" luhet pas pak, sot vendosen fatet e "Evropës" dhe mbijetesës

Diel, 13 May 2018 14:56

Java e 34-të e Superiores luhet e gjitha sot. Luhet për Europën dhe mbijetesën, pasi çështja titull është vendosur. Skënderbeu iu gëzua titullit të tetë në histori javën e shkuar, ndërkohë që sot pret skuadrën e Teutës në Korçë. Trajneri Daja ka bërë revolucion në formacion, ndërkohë që durrsakët kanë udhëtuar drejt juglindjes për të marrë maksimumin e pikëve. Nuk ka tjetër rrugëdalje për të shpëtuar nga rënia prej Superiores. Nisur nga formacioni, një dorë ua japin edhe korçarët.

Edhe Vllaznia kërkon maksimumin kundër Partizanit, që pas presionit të tifozëve dhe fjalëve të shumta për tolerim, vendosi të paguajë gjobën dhe do të luajë me tifozë ndaj shkodranëve. Telushi është surpriza e formacionit të të kuqve, kurse Vllaznia është ajo e zakonshmja, me ndonjë ndryshim a dilemë të vogël që lidhet me dyshet Krymi-Orelesi dhe Çinari-Ribaj. Gjoka është ai që vendos.

Në Kukës luhet për vendin e dytë dhe të tretë. Vendasve u mjafton një barazim, por edhe Luftëtarit. Pritet një takim i luftuar, ndërkohë që Pacult nuk ka Frashërin, Allën dhe Cale. Abazaj në krahun tjetër është në dyshim për të luajtur nga minuta e parë. Laçi do të tentojë të bëjë detyrën me Lushnjën, në mënyrë që të ruajë vendin e katërt në klasifikim dhe normalisht do t’i gëzohej një ndalimi të Partizanit. Në Kamzë luhet një tjetër finale. Vendasit presin Flamurtarin dhe u duhen tre pikët për të mbijetuar në Superiore. Sidibe dhe Musta u mungojnë kuqezinjve, por edhe Ahmataj nuk ka në dispozicion Racic, Zguron dhe Mehmetin. /EDS/

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 34

E diel, më 13 maj 2018, ora 17:00

Skënderbeu-Teuta
Skënderbeu: Teqja, Dita, Sambou, Osmani, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Vila, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja
Teuta: Moçka, Gjiorgievski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hrkac, Hila, Dedic, Kruja, Latif. Trajner: Gentian Begeja

Partizani-Vllaznia 

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Gojkovic, Belica, Kalari, Mala, Telushi, Asani, Bardhi, Trashi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Pjeshka, Mersini, Krymi, Tafili, Vucaj, Lika, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Laçi – Lushnja 

Laçi: Selmani, Fangaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Bushi, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani
Lushnja: Bejte, Magani, Korreshi, Marku, Mone,  Taullau, Gava, Alushi, Branica, Papa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Kukësi-Luftëtari

Kukësi: Koliçi, Zderic, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Idrizi, Shkodra, Ethemi, Guri. Trajner: Peter Pacult
Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Beqiri, Jakovljevic, Jackson, Aleksi, Ramadani, Rapo, Bregu, Lamçja, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Kamza-Flamurtari

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Zefi, Rezi, Plaku, Fukui, Fili. Trajner: Julian Ahmataj
Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Veliu, Zuka, Deliaj, Pollozhani, Useini, Camara, Muarem, Busic. Trajner: Petraq Bifsha

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 15:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...