Sezoni i ri në Superligë dhe Kategorinë e Parë, caktohen datat

E mërkurë, 16 May 2018 16:14

Ndonëse duhen ende  edhe 2 ndeshje nga përfundimi i këtij sezoni në Superligë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur dhe ka përcaktuar datën e fillimit dhe të mbarimit të sezonit të ardhshëm si në Superligë ashtu edhe në Kategorinë e Parë.

Në ndryshim nga sezoni i kaluar këtë herë kampionati do të nisë më herët, ekzaktësisht më 19 gusht. Si rrjedhojë e kësaj do të përfundojë më shpejt, më 11 maj të 2019.

Faza e tretë e Superiores, pas pauzës dimërore do të nisë më datë 26 janar të vitit të ardhshëm.

Ndërsa, edicioni 2018-2019 i Kategorisë së Parë do të startojë në datë 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019. Po kështu, anëtarët e KE vendosën që ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë të luhet në datë 12 gusht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...