Plani i çmendur i Pepe Guardiolës, vendos Iniestën në vend të Mikel Arteta

Saturday, 19 May 2018 15:42

Andres Iniesta është duke u përfolur si zëvendësuesi i Mikel Arteta, në postin e zëvendëstrajnerit te Manchester City, raporton “Yahoo Sports”. Pra, në skenë ka dalë ideja e ribashkimit të Andres me Pep Guardiolën, tashmë në fushën e trajningut në Angli. Mësohet se 34-vjeçari e pëlqen të jetë krahu i djathtë i ish-trajnerit të tij te Barcelona, madje është i prirur për një marrëveshje të tillë.

Kapiteni në largim i Barcelonës është zgjedhja numër një e Pep Guardiolës për të mbushur boshllëkun e lënë nga Arteta, i cili pritet të konfirmohet si trajner i Arsenalit, më pas, këtë muaj. Arteta ka qenë ndihmës i Guardiolës në stolin e “qytetarëve” që nga largimi si futbollist i Arsenalit, në vitin 2016. Ai është favoriti kryesor për të zëvendësuar Arsene Wenger në “Emirates”.

Një burim i tha “Yahoo Sport” se zyrtarët e klubeve janë në bisedime, me Iniesta dhe trajnerin spanjoll, të prirur për një marrëveshje të tillë. Iniesta është në mesin e lojtarëve më të dekoruar në historinë e futbollit. Fitues i Kupës së Botës dhe i Kampionatit Europian, ai, gjithashtu, ka ngritur tetë tituj të La Liga-s dhe katër Liga Kampionesh.

Fillimisht, Iniesta tha se do të luante jashtë Europës, për të shmangur rrezikun që të luajë kundër Barcelonës. Lëvizjet në Kinë apo në Amerikë ishin shumë të kuotuara. Por, me mundësinë e një roli stërvitor në një nga klubet më të larta të botës, ai e ka kthyer kokën. Ai do të largohet nga Barça pas 22 vitesh në Katalonjë, duke thënë se “ky është klubi më i mirë në botë, që më kanë dhënë gjithçka”

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 15:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...