Partizani 'kap' Evropën, Teuta siguron mbijetesën

Saturday, 19 May 2018 19:07

Partizani e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë në Vlorë kundër Partizanit, pas golit të shënuar nga Abdurrahimi. Edhe pse pritej më shumë nga kuqezinjtë, miqtë luajnë më mirë duke u afruar edhe më shumë me Evropën. Miqtë e nisin mjaft mirë ndeshjen teksa që në fillim provojnë me Abdurrahimin, por sulmuesi është i pafat, pasi topi godet traversën. Pas këtij momenti loja bëhet monotone, teksa mungojnë rastet e rrezikshme. Më tepër sipkasin dyluftimet në mesfushë, ndonëse “Demat” janë kërkues. Partizani kaloi në avantazh në minutën e 34’ me anë të Abdurrahimit, i cili shënoi një gol të bukur pas një gjuajtjeje nga distanca.

Flamurtari-Partizani 0-1

Shënues: Abdurrahimi

Flamurtari: Sali, Zuka, Veliu, Deliaj, Siljanovski, Maze, Sidibe, Hyseni, Tushi, Bushiç, Rrapaj. Trajner: Petraq Bifsha

Partizani: Xhika, Kalari, Belica, Gojkoviç, Ibrahimi, Trashi, Mala, Telushi, Asani, Abdurrahimi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi

Teuta-Lushnja 2-1

Shënues: Latif 1’, Bejqja 17’/ Sefa 5’

Teuta: Kastrati, Gjiorgievski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hrkac, Hila, Beqja, Kruja, Latif. Trajner: Gentian Begeja

Lushnja: Bejte, Marku, Korreshi, Prençi, Mone,  Taullau, Papa, Alushi, M. Çela, Pepa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Teuta e mbylli në avantazh pjesën e parë kundër Lushnjes, duke e dominuar totalisht kundërshtarin. Me këtë sukses bregdetarët sigurojnë zyrtarisht qëndrimin në Superiore, edhe pse kanë nevojë edhe për 45’ minuta të tjera. Teuta e nis në sulm ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e parë me anë të Latif. 5’ minuta Sefa barazon ndeshjen, sulmuesi kërcen më lart se të tjetrët dhe e dërgon topin në rrjetë. Vendasit përgjigjen me Hakajn që kombinon bukur me Beqjan dhe më pas shkodrani gjuan drejt portës por largojnë lushnjarët. Beqja me një gjuajte të bukur nga brenda zonës e dërgon topin në rrjetë. Çyrbja kroson në zonë nga e djathta për Beqjan, i cili e stopon bukur dhe mposht portierin. Kur mbushet gjysmë ore lojë Lushnja ka një mundësi të mirë të shënuar golin e barazimit, por Papa shpërdoron nga brenda zonës. Pak para fundit Teuta shënon edhe golin e qetësisë me anë të Latif, i cili nuk e pati të vështirë të mposhte portierin e lushnjarëve pas asisit të shkëlqyer të Ardit Hilës. /EDS/

Luftëtari-Skënderbeu 1-1

Shënues: Liçaj 35′ / Sowe 31' (11-)

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Rapa, Beqiri, Jackson, Aleksi, Ramadani, Rapo, Bregu, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Skënderbeu: Teqja, Dita, Sambou, Aliti, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Krasniqi, Sowe. Trajner: Ilir Daja

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...