×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Volejbolli për femra/ Rikthehet tradita, Kombëtarja shkëlqen në European League

Diel, 20 May 2018 17:44

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra fitoi sot pastër sfidën ndaj Gjeorgjisë, 3-0 me sete.

Ndeshja e zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë, pa vajzat e trajnerit Altin Martiri të bënin një paraqitje të shkëlqyer, dhe duke marrë një fitore më se të merituar në European League.

Seti i parë nisi i ekuilibruar, por më pas gjatë lojës ishte Bici e papërmbajtshme në parket, dhe ky seti i parë u mbyll me fitoren 25-16.

E njëjta situatë edhe në setin e dytë, volejbollistet kuqezi shkëputen herët dhe nuk lejojnë vendaset të rivalizojnë.

Loja e mirë kolektive bën diferencën në fushë, luhet mirë në mbrojtje dhe loja në bllok është efikase.

Shqipëria fiton 25-18 dhe udhëheq 2-0 me sete. Më i bukur seti i tretë, ku vendaset rivalizojnë fort, madje udhëheqin deri në 21-18.

Ky është momenti kyç i takimit, pasi këtu loja ndërron kah. Vajzat kuqezi marrin 5 pikë radhazi, falë edhe disa shërbimeve të mira të Marinës, duke përmbysur shifrat dhe fitojnë 25-22 e krejt takimin 3-0.

Festë kuqezi në parket, që e nisin mbarë këtë aventurë europiane. Një lojë e mirë kolektive, që dha frytet e saj në këtë takim.

Sfida e radhës do të jetë në Tiranë, më 23 maj ndaj Austrisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...