“Të pafat” edhe në volejboll, kombëtarja shqiptare mundet nga Bjellorusia

Diel, 20 May 2018 19:37

Kombëtarja e meshkujve në volejboll ka dështuar në ndeshjen e parë, të vlefshme për Grupin B në ‘European League’.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka janë mundur me rezultatin 3-0 nga Bjellorusia në ndeshjen e zhvilluar në Minsk.

Një Shqipëri që luajti në përgjithësi mirë edhe pse ky është një ekip me shumë ndryshime nga ai i një viti më parë, duke rivalizuar denjësisht ndaj vendasve, që arritën të mposhtin me vështirësi në pikët e fundit kuqezinjtë.

Rezultati është i hapur deri në fund, por vendasit tregohen më të saktë e kujdesshëm. Të mbështetur edhe nga publiku, bjellorusët fitojnë me shifrat e njëjta 25-23 dy setet e para, duke udhëhequr 2-0 me sete. Bjellorusia përfiton dhe fiton 25-21, duke korrur kështu fitoren e parë. Për kuqezinjtë ndeshja e dytë në Hungari, ndaj kombëtares vendase më 23 maj.

Bjellorusi – Shqipëri 3-0 (25-23, 25-23, 25-21)

BJELLORUSIA: Radziuk, Audochanka, Udrys, Busel, Khmialeuski, Shmat, Zabarouski, Burau, Pranko, Miskevich, Budziukhin, Tsiushkevich, Kurash, Davyskiba. Trajner: Viktar Beksha

SHQIPËRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Arapi, Husaj, Malaj, Qepa, Kula, A.Qafarena, Çullhaj, Baruti, Gaxiri, Bërdufi, Deliu. Trajner: Jani Melka

Gjyqtarë: Piotr Krol (Poloni), Yury Bakunovuich (Bjellorusi)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...