Tetova feston – Shkëndija kampion me mbi 100 gola, Ballistët në ekstazë

Diel, 20 May 2018 19:55


Pas shtatë vitesh pritje, Kuq e Zinjtë e Tetovës arritën që të shpallen kampionë të Maqedonisë në futboll për sezonin 2017/2018, duke grumbulluar plot 91 pikë, nga 36 ndeshje.
Shkëndija arriti që të fitojë në 29 ndeshje, të humbë  tri, kurse katër ndeshje dolën barazim, njofton Telegrafi Maqedoni.Vetëm pas rikthimit të Qatip Osmanit në ulësen e trajnerit, ekipi tetovar arriti që ta ripërsëritë suksesin e sezonit 2010/2011, kur për herë të parë në histori të saj, u shpall kampion i Maqedonisë.
Në ndeshjen e sotme (e diel) kundër Pelisterit që u zhvillua në Tetovë, Shkëndija fitoi me rezultat 4-0.
Nikoqirët kanë mundur të krijojnë epërsi të hershme falë një penalltie të akorduar në favor të tyre, mirëpo Besart Ibraimi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.Pa përfunduar pjesa e parë, ekipi nga Tetova e zhbllokoi rezultatin me golin e Mevlan Adilit (45’+1).Kuq e Zinjtë e gjetën rrjetën edhe në fraksionin e dytë, kësaj radhe realizoi Stenio Junior (47′).Ferhan Hasani e shënoi golin e tretë të Shkëndijës (78′), ndërsa nga minuta e 79-të nisi festa e tifozëve, gjë që përkonte edhe me vitin e themelimit të klubit.
Kampioni i ri i Maqedonisë nuk u ndal me kaq, por realizoi edhe golin e katërt. Ishte sërish Hasani që u tregua i saktë nga pika e bardhë (83′). Në këtë mënyrë Shkëndija ka kaluar shifrën prej 100 golash në kampionat.Spektakli nuk ka munguar, pasi që Ballistët dhe dashamirët e Shkëndijës, kishin përgatitur një program mjaft eksplodues.Shkëndijën e presin përballjet për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ku së shpejti pritet të njihet me kundërshtarin e saj.
Të rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ekipi Kuq e Zi del në gara evropiane, por një kualifikim në fazën finale nuk ka ndodhur ende./Telegrafi/

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 19:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...