Kupa e Shqipërisë, trofeun për skuadrën fituese e jep Presidenti Ilir Meta

Diel, 27 May 2018 10:50

 “Elbasan Arena” do të presë sot finalen e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit, që do të luhet në orën 19:00. Skuadra fituese do të ketë privilegjin që trofeun t’ua dorëzojë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Burime të besueshme të “Panorama Sport” konfirmojnë se do të jetë pikërisht kreu i shtetit ai që do ta japë këtë trofe, i dyti për nga rëndësia në vend, pas kampionatit.

Meta njihet si një nga politikanët që e ndjek futbollin, por zakonisht e sheh në stadium në sfidat e Kombëtares dhe në ndonjë finale si kjo e sotmja. Ndërkohë, përgatitjet në stadiumin “Elbasan Arena” për këtë finale kanë kohë që kanë nisur dhe pritet që fusha të ketë një dekor disi më të veçantë në krahasim me ndeshjet e tjera.

Tapeti duket në një gjendje shumë të mirë, ku do t’u japë mundësi skuadrave që të shpalosin futbollin e tyre. Gjithsesi, ajo që është vënë re gjatë këtyre ditëve në Elbasan është indiferenca për t’u pajisur me një biletë dhe pritet që në stadium të mos ketë shumë tifozë.

Gjithsesi, shpresohet që gjatë ditës së sotme të rritet interesimi në qytetin e Elbasanit, për të qenë sa më shumë tifozë të Skënderbeut dhe Laçit./Panoramasport

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...