Messi zbulon se kur do hiqte dorë nga trofetë me Barcelonën

Hënë, 28 May 2018 10:02

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka thënë se do ta shkëmbente një titull të Barcelonës për një trofe me ekipin kombëtar të Argjentinës

Messi ka gëzuar një karrierë të mbushur me trofe të ndryshëm në Barcelonë, megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ende është në kërkim të titullit të parë të rëndësishëm me Argjentinën, transmeton Gazeta Express.

30-vjeçari e udhëhoqi Argjentinën drejt finales së Botërorit Brazili 2014, por që nuk mjaftoi pasi u mposht nga Gjermania. Po ashtu, Messi përjetoi dy humbje radhazi në finale të Kupës së Amerikës më 2015 dhe 2016.

Pas një sezoni ku triumfoi në La Liga dhe Kupën e Mbretit, të cilat e çuan në 32 numrin e trofeve të fituar nga ai në total në Barçë, Messi dëshiron me patjetër ta shijojë suksesin me Kombëtaren.

“Do ta shkëmbeja një titull të Barcelonës për një trofe me ekipin kombëtar”, ka thënë Messi për televizionin argjentinas El Trece.

“Të fitoja një titull me Argjentinën do të ishte diçka shumë e veçantë”, shtoi ai.

Argjentina e nis fushatën e saj në Kupën e Botës më 16 qershor kundër Islandës. 

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 10:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...