×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ironi apo tërheqje? Raiola: Donnarumma mund të qëndrojë përjetë te Milani

Hënë, 28 May 2018 20:35

Sa herë flet ai, tronditen të gjithë. Për mirë a për keq, edhe pse në të shumtën e rasteve peshorja anon nga kjo e dyta.

Megjithatë, agjenti më i famshëm i futbollistëve, Mino Raiola ka lëshuar një deklaratë “bombë” edhe kësaj herë, pavarësisht se në kontradiktë të thellë me ato çfarë shprehej vitin e kaluar, e madje edhe përpara pak ditësh.

“Donnarumma mund të qëndrojë përjetë te Milani”. Shumë pak fjalë, por tejet të rënda.

I pranishëm në Napoli për një shfaqje të titulluar “Football Leader”, superagjenti ka folur për një prej të asistuarve të tij më të rëndësishëm në merkaton e kësaj vere.

Pikërisht atëherë kur dukej se fatet e klubit kuqezi dhe portierit po shkonin drejt ndarjes, ja tek vjen një risi e çuditshme.

“Gjithnjë duhen respektuar tifozët, mbi të gjithë ata që janë të zgjuar. Qëndrimi i tij përjetë te Milani ka qenë kërkesë e tifozëve”,- do të vijonte më tej Raiola, duke iu referuar numrit 1 të portës kuqezi.

Mund të duket si një shaka, për të mos thënë ironi, por Raiola e nënvizon edhe më tej mendimin e tij. “Nuk është ironi, sepse nuk e njoh këtë fjalë. Është më e lehtë që të largohen kinezët nga Milani, sesa të largohet Gigio”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...