×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Britania i vonoi rinovimin e vizës, media izraelite: Abramovich, shtetas i Izraelit

Hënë, 28 May 2018 20:40

Manjati rus i klubit londinez të Chelseat, Roman Abramovich është shpallur si i përshtatshëm për të marrë shtetësinë izraelite, pak pasi në mediat botërore doli lajmi se ai po përballej me vonesa në rinovimin e vizës së hyrjes e qëndrimit në Britaninë e Madhe.

Zyrtarë të emigracionit i thanë “BBC”-së se, ai ishte marrë në pyetje javën e kaluar në Ambasadën izraelite në Moskë. Ai ka udhëtuar më pas drejt Tel Avivit, por zëdhënësi i tij nuk konfirmon disa raportime mediatike se atij i është dhënë tashmë shtetësia.

Zhvillimet vijnë pasi viza e tij si investitor i fuqishëm në Mbretërinë e Bashkuar skadoi pak javë më parë, rreth fundit të prillit. Qeveria britanike e ka për zakon të mos komentojë mbi çështje individuale, por vonesa në rinovimin e vizës së tij vjen mes tensioneve gjithnjë e në rritje diplomatike mes Londrës dhe Moskës, pas helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, në jug të Anglisë.

Abramovich nuk mori pjesë në finalen e Kupës FA të zhvilluar në “Wembley” më herët gjatë këtij muaji, kur Chelsea i tij mposhti Manchester United për të ngritur trofeun.

Mediet izraelite ndërkohë raportojnë se atij i është dhënë kartë identiteti në Izrael, bazuar në Ligjin për Rikthimin, që u lejon të gjithë hebrenjve të bëhen shtetas të Izraelit. Ai është një frekuentues i rregullt i Izraelit, aty ku ka blerë madje edhe një hotel, në Tel Aviv, gjatë vitit 2015.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...