Itali/ “Pallati i drogës” shqiptare, vendi ku çmimet vareshin nëpër mure

Hënë, 04 June 2018 18:55

Një pallat i tërë i shpërndarjes së drogës, drejtuar nga një grup shqiptarësh dhe ku çmimet e llojeve të drogës ishin të shkruara në mure, ky është përshkrimi që policia italiane i ka bërë operacionit antidrogë që ndërmori në Frosinone.

Një ndërtesë e tërë ishte transformuar në një supertreg të drogës, i hapur gjatë gjithë kohës. Karabinierët zbuluan se në atë pallat strehoheshin vetëm shpërndarësit e drogës, duke vënë në pranga 13 persona.

Hetimet për këtë bandë kishin nisur në dhjetor të 2015 dhe zbuluan një grup shqiptarësh, që kontrollonin të gjithë tregun në këtë pallat, që shërbente si bazë për shpërndarjen e llojeve të ndryshme të drogës.

Blerësit vinin nga zonat afër, dhe e dinin që në çdo moment të ditës pallati ishte i hapur për të blerë çdo lloj droge. Sipas autoriteteve italiane, më e shitura ishte ajo që quhej minidoza e kokainës, apo kokaina në formën e krakut, me një peshë prej 300 mg dhe një çmim prej 20 euro. Doza në fakt ishte e reklamuar me shkronja të mëdha në murin e ndërtesës me peshën dhe çmimin.

Në organizatë çdokush kishte rolin e tij, ata që mbikëqyrnin ndërtesën me detyrën e adresimit të blerësve, apo të jepnin alarmin nëse vinte policia. Ndërsa të tjerë merreshin me shitjet, paketimin e dozave dhe mbajtjen e llogarive. Droga furnizohej nga dy shqiptarë, babë e bir, që punonin në Romë thotë policia, po pa dhënë emra konkretë.

“Squadra mobile” italiane ka ndërhyrë herë pas here, por organizata modifikonte metodat, nga apartamentet kaloi në shitjet brenda shkallëve të drogës, me doza të fshehura brenda sportelit të shërbimit të ndërtesës. Të ardhurat mesatare ditore të organizatës shkonin nga 6 deri në 8 mijë euro, dhe në fundjavë shkonte 10 mijë euro

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...