Flet avokati i dhunuar

E Enjte, 19 July 2018 15:04

Një avokat në Durrës ka denoncuar se është dhunuar nga dy persona. Avokati Ilia Ilia thotë se është dhunuar para prokurorisë së Durrësit.

Ngjarja sipas policisë u shënua rreth orës 10:45 minuta të 19 korrikut, "në afërsi të Prokurorisë është goditur me sende të forta nga dy persona shtetasi I.I. me profesion avokat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën" informon policia e Durrësit.

Pas kësaj ngjarje ai ka marrë mjekim në spital dhe më pas ka bërë denoncimin në polici.

Ilia Ilia: "Sot dola nga seanca gjyqësore, rreth orës 10:30 nga prokuroria. Më doli fillimisht një person përpara dhe më thotë: Ti je ai që i ke bërë karshillik prokurorit Arjan Ndoi. Nisi të thoshte fjalë fyese dhe sapo i lija çantën një tjetri më goditi. Kur më godit erdhi dhe personi tjetër. Dhe unë kundërveprova sa munda.

Avokati akuzon prokurorin

Avokati thotë se ka pasur një përplasje me prokurorin në seancë gjyqësore në kuadër të mbrojtjes së interesave të klientëve të mi.

"Përkundër reagimeve jo profesionale e jo etike, të prokurorit të çështjes ku ai aludoi në drejtim të integritetit tim moral unë i ktheva një përgjigje dhe i thashë: S'jam katunar si ty ti bëj këto gjëra. Dhe ai më kërcënoi në sallë dhe më tha se për këtë fjalë do bëhesh pishman shumë shpejt" shton avokati

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë Ora News ka tentuar të kontaktojë me prokurorin e akuzuar, Arjan Ndoi por ka telefonin të fikur. Mësohet se grupi hetimor do të bëjë një ballafaqim mes dy personave.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...