Revista angleze: Rama mashtron, baza e NATO-s në Kuçovë depozitë karburanti

E Enjte, 16 August 2018 10:52

Revista angleze Monocle, e specializuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, i ka kushtuar në një prej rubrikave, një shkrim ‘bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë’. Revista shkruan se, pas mburrjes së kryeministrit shqiptar se NATO do të hapte një bazë ajrore në Kuçovë, Aleanca u detyrua të bënte një sqarim. Monocle shton se NATO bëri një deklaratë pak ditë pas lajmërimit në Facebook të Ramës, gjë që në dukje e konfirmonte pretendimin e tij, por kishte edhe një ‘bisht’, vëren Politiko.al.

Paratë për Kuçovën, 50 milion USD, do të vijnë nga Programi i Investimeve të Sigurisë së Aleancës, i cili rregullisht u jep ndihmë shteteve anëtare. Ndërkohë që hamendësimi është se paratë do të shkojnë për avionë luftarakë, trajnim pilotësh dhe armë të teknologjisë së lartë, nuk është kështu, sqarohet në shkrim. Të ardhurat do të shërbejnë për atë që NATO quan ‘rifreskim infrastrukture’, apo më specifikisht për depozita petroli. ‘Reputacioni i Ramës merr një goditje, ndërsa NATO merr një vend ku të furnizojë avionët’, përfundon shkrimi i Monocle.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...