“Nuk është e lehtë të luftosh COVID-19”, Skënder Brataj tregon gjendjen shëndetësore: Ja kura më e mirë, tani kam pak kollë…

E Enjte, 26 Mars 2020 16:28

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili doli pozitiv me COVID-19, jep një mesazh tjetër nga karantina.

Mesazhi:

Përshëndetje!

Mesazhet tuaja qenkan jo vetëm kurajo, por medikamenti më i mirë i kësaj terapie kundër koronavirusit Sars Cov2, që shkakton sëmundjen e COVID-19. Nuk e them për t’ju falenderuar më shumë nga ç’duhet, nuk e them për tu dukur më i rëndësishëm, nuk e them për publicitet, nuk e them per të marre sa më shumë share…

Jo! Për asnjë nga këto arsye! Si gjithmonë, i drejtpërdrejtë me ju, këtë e ndjej ta them, e ndjej ta shpreh, e ndjej ta ndaj me ju qindra e mijëra persona që i shoh për herë të parë në profilin tim, e ndjej ta ndaj me pacjentë, miq, shokë, mjekë, infermierë, shoferë, sanitarë, kolegë, profesionistë, bashkëpunëtorë, politikanë, gazetarë, media dhe njerëz të thjeshtë, që nuk pushuat dhe vazhdoni të shkruani e të më uroni shërim të shpejtë.

Nuk është aspak e thjeshtë për askënd të marë lajmin se është i infektuar nga coronavirusi; nuk është aspak lajm i mirë kur ke të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes, kësaj sëmundje tinzare dhe jo plotësisht të njohur; nuk është aspak e këndshme që familiarët dhe bashkëpunëtorët e tu të njoftohen nga mediat!

Ju garantoj se kura më e mirë është POZIVITETI JUAJ pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot, po lot me ngashërim, lot që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane.

 

Unë tani kam pak kollë dhe shenja më të lehta të semundjes. Jam më mirë, edhe falë këtij poziviteti të vazhdueshëm që ju më dhuroni.🙏
Shpresoj të kthehem sa më shpejt……
UNË DO TË KTHEHEM që të vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku, për t’ju shprehur edhe njëherë, SHUMË, SHUMË, SHUMË, SHUMË MIRËNJOHJE !

FALNDERIMI PËR JU ËSHTË SHUMË PAK!

Dr. Skender Brataj

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...