COVID 19, Rakacolli: Java që vjen vendimtare. Shihen rezultatet e masave shtrënguese

Saturday, 28 Mars 2020 19:06

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 deklaroi se masat shtrënguese të qeverisë për të ndaluar lëvizjen pritet t’I japin rezultatet e tyre në javën që vjen.

“Masat shtrënguese janë një eksperiencë e provuar, ato duken pas 2 javësh. Java që vjen do na tregojë efikasitetin e tyre, por unë them është mënyra më e mirë për ta parandaluar virusin. Java që po lëmë pas na tregoi atë që ndodhi, pra shtim të rasteve në fillim të javës, pra kush e mori virusin i zhvilloi shenjat, pasi u vendosën masat u pengua mundësia e transmetimit. Ata që e kanë marrë dhe janë brenda do kenë shenja në 14 ditët e ardhshme”,- tha ajo.

Në lidhje me personat e shëruar me COVID 19 në vendin tonë, Rakacolli tha se asnjëri prej tyre nuk ka qënë në terapi intensive. “Personat e shëruar nuk kanë qënë në kujdes intensiv, sepse kujdesi intensiv do një kohë të gjatë, ata nuk kanë qënë në respirator”,- thotë ajo.

Rakacolli sqaroi ndër të tjera se, “Personat që vuajnë nga sëmundje kronike si diabeti, mushkeria, i kanë organet funksionale të vuajtura, dhe bën që edhe një virus ti prekë më shumë, pra bien në gjendje me të rëndë se dikush pa këto sëmundje”.

 

Rakacolli shtoi se mjekët në Shqipëri kanë në dispozicion të gjitha medicament që ata kërkojnë për përballimin e pandemisë.

“Një medikamet që të luftojë tëresisht koronavirusin nuk ka, por përdoren disa medikamente që neutralizojnë substancat që lëshon në trup ky virus”,- tha ajo.

Rakacolli nuk e mohoi faktin se nga virusi do të preket 80% e popullsisë. “Kështu thonë specialistët epidemiologë që mund të preket 80% e popullsisë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...