“Kam përjetuar urinë, këto probleme i di mirë”/ Flet shqiptari në Itali që po ndihmon familjet në nevojë

Saturday, 04 Prill 2020 15:51

Edmond Prenga është një djalë që vjen nga Shqipëria pas përrallës metropolitane që po qarkullon në të gjithë Romën. Kështu e nis shkrimin gazeta Romah24, kushtuar shqiptarit që është vetëofruar me zemër për të ndihmuar familjet që kanë nevojë.

“Është Shqipëria e kryeministrit Edi Rama, e cila i dërgoi një ekip prej tridhjetë mjekësh dhe infermierësh vendit tonë për të na ndihmuar të luftojmë Coronavirus.

Dhe kjo përrallë lindi në rrugën Lorenzo il Magnifico, ku Edmondi, 39 vjeç, pronar i furrës Bon Pan, ofroi ndihmën e tij për më të nevojshmit me një mesazh: “Nëse ju nevojitet, kjo është për ju”.

Arsyen e këtij aktit të madh humanizmi na e shpjegon vetë Edmondi: “Kam perjetuar urinë. Mbërrita në vitin ’98 në Itali pa asnjë liretë në xhep. Unë këto probleme i njoh mirë – rrëfen ai –. Kështu vendosa të lija jashtë pakot me bukë, duke i varur në ndarëset e trotuarit nga makinat, sepse mendova se njerëzve u vjen turp të kërkojnë për të ngrënë, dhe që do të ishte mirë t’ua lija mënjanë”.

22 vite më parë, Italia e priti mirë. E ushqeu. Dhe tani, ai dëshiron të përgjigjet: “U rritëm me mitin e Italisë, që fëmijë në Shqipëri, ëndërronim të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë – thotë Edmondi -. Ne shqiptarët e njohim varfërinë, sot po rimëkëmbet, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur, e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë”.

Shembullin e Edmond Prengës e ndoqën dhe pronarë të tjerë biznesi të kësaj rruge. Të gjithë të huaj. Ashtu si shitësit e frutave, edhe pronarë supermarketi. “Shpesh sulmohemi nga dikush, e di, por në situata krize nuk ekzistojnë dallime mes fesë dhe etnisë. Të gjithë jemi të bashkuar. Zona e sheshit Bolonja gjithmonë na ka trajtuar mirë, është plot me të rinj dhe njerëz të mirë. Kur panë iniciativën tonë, shumë u emocionuan, ”thotë Edmondi.

Aktiviteti i tij Bon Pan, kryhen gjithashtu edhe shërbimin në shtëpi”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...