×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

U arrestua për “shpërdorim detyre”, gjykata e lë në “arrest shtëpie” kryebashkiakun e Lezhës

Tuesday, 03 Prill 2018 14:21

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Por Apeli ka vendosur ‘Arrest shtëpie’ pa mbikëqyrje policore. Edhe për kreun e qarkut Gjokë Ndoka dhe nënkryetarin e bashkisë, Enver Hafizi gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka mohuar akuzat sot në sallën e gjyqit duke u shprehur se është totalisht i pafajshëm.
“Jam ndjerë i ofenduar nga prokuroria dhe do duhej të isha thirrur nga ana e tyre sepse jam njeri i komunikueshëm. Kam kërkuar ndryshimin e masës se sigurimit. Ndjehem totalisht i pafajshëm. ATMP vjen i plotësuar dhe nuk plotësohet asnjëherë nga bashkia. Jemi thjesht institucion i ndermjetem ne kete rast Atmp ne e marrim si te ligjshme dhe te rregullt dhe kalon tek ne më shumë për vjeljen e taksës sesa për verifikim. Këtë nuk e bëjmë ne. Qytetari që ka këtë dokument bashkia ska teë drejtë firme. Thjesht  ne i percjellim në Hipotekë. ATMP firmos 20 deri në 50 në ditë dhe s’kemi mundësi të shkojmë ne terren dhe nuk kam kompetencë. Nëse dikush ka parë që dokumentet janë false atëherë mund t’i dërgojë tek komisioni i dokumentacioni. Mbiemri Frrokaj ska lidhje me mbiemrin Frroku janë krejt të ndryshme. Asnjë nga fisi im ska lidhje ne 10 brez me këto persona. Dokumentacioni i ATMP përsa i përket Hartografisë verifikohet nga Këshilli i Qarkut dhe hartograf privat me license”, tha Frrokaj.

Sipas Prokurorisë, Frrokaj ka firmosur dokumente pa ia kaluar ZRPP, ndërsa dyshon se kryebashkiaku ka kryer veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ bashke me vartësit e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...