Provat e Eurovision në Lisbonë, Eugenti mahnit me performancën e tij

E Enjte, 03 May 2018 15:34

Eugent Bushpepa vijon të mahnisë mediat e huaja me performancën e tij gjatë provave në ECS2018 në Lisbonë.

Ditën e sotme është zhvilluar prova e dytë e këngëtarit, i cili sërish është vlerësuar prej zërit unik me notat e larta, duke u pritur me ovacione dhe duartrokitje të mëdha. Eugent Bushpepa i dhuron pritshmëritë më të larta përfaqësimit shqiptar në këtë kompeticion muzikor.

Përpos zhvillimit të provave të këngëtarëve përfaqësues nga shtete të ndryshme të Evropës, gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar edhe takime mes konkurrentëve shqiptar, duke kujtuar se në këtë edicion të Eurosongut marrin pjesë tri këngëtarë shqiptarë, përkatësisht Eugent Bushpepa me këngën “Mall” për Shqipërinë, Eleni Foureira me këngën “Fuego” për Qipron, dhe Ermal Meta me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” përfaqësues i Italisë.

Kujtojmë se Shqipëria konkurron në gjysmëfinalen e parë, të martën më 08 maj dhe këndon e treta në renditje. Në gjysmëfinalen e parë konkurrojnë 19 shtete dhe vetëm 5 prej tyre do të këndojnë këngën në gjuhën e vendit të vet, midis të cilave edhe Shqipëria.

1 1

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bleu katër byzylykë floriri nga hajduti serial, por e gjen belaja. Policia arreston të riun në Elbasan

Kronikë

Bleu katër byzylykë floriri nga hajduti serial, por e gjen belaja. Policia arreston të riun në Elbasan

Shkon në tre numri i të arrestuarve në operacionin “Trajektorja”, nga i cili Policia e Shtetit zbuloi dhe vuri në pranga më pas 27 vjeçarin Astrit Thaçi, me rekorde të...

Shkurti i Presidentëve amerikanë

Planet

Shkurti i Presidentëve amerikanë

Çdo shkurt, amerikanët përkujtojnë presidentët e tyre. Kjo festë nisi në 1885, në nder të 22 shkurtit, ditëlindjes së George Washington, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot...

Kërkesat për azil/ Irlanda operacione për të bllokuar shqiptarët

Aktualitet

Kërkesat për azil/ Irlanda operacione për të bllokuar shqiptarët

Irlanda ka përshkallëzuar kontrollet për të kapur shtetasit shqiptarë dhe gjeorgjianë që kërkojnë azil. Sipas mediave, kontrollet janë ngritur kryesisht në aeroportin e Dublinit. Menjëherë pas prezantimit të kontrolleve, numri i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!