×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Anton Nikë Berisha - Ekstaza e zemrës poetike

E Enjte, 03 May 2018 16:06

Nga Zenel ANXHAKU, Flori SLATINA

1
   Është një fat, por si duket edhe një domosdo historike që Anton Nikë Berisha u bë jetëshkruesi i frymëzuar i Nënë Terezës.Ai që zbuloi dhe nxori në pah metaforat e Azem Shkrelit dhe të poetëve të tjerë kosovarë,mxori në pah dhe lartësoi metaforat hyjnore të jetës së Nënë Terezës. I lindur më 7 gusht 1946 në katundin Dobërdal Komuna e Klinës,Kosovë. Shkollën normale e mbaroi më 1966 në Prishtinë.Më 1971 mbaroi studimet në fakultetin filozofik,dega gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ndërsa më 1976 kreu studimet e rregullta pasuniversitare pranë fakultetit filozofik të Universitetit të Zagrebit. Në Institutin Albanollogjik të Prshtinës punoi nga viti 1973 e e tani në Universitetin e Kalabrisë. Veprat e tij për Nënë Terezën”Nëna e Dritës”,”Thelbësorja e besimit dhe e lutjeve të Nënë Terezës”,”Testament shpirtëror i Nënë Terezës”,”Ujëvarë drite në zemër”,”Shën Mëria dhe Nënë Tereza” e tj,kanë në themel dy gjetje të mëdha artistike të popullit shqiptar: Vallen pirrike dhe këngën polifonike.Vallen pirrike si amanet dhe testament i brezave shqiptare dhe këngën polifonike si shpalosje shumëzërash të dashurisë.E  nga ana tjetër,ne e ndjejmë mirëfilli duke lexuar librat e Anton Nike Berishës se Nënë Tereza është një nga mijërat nëna shqiptare dhe shpreh në mënyrë sintetike pasurinë shpirtërore të Nënës Shqiptare.Janë esencjale fjalët e Papa Gjon Palit të Dytë: ”Nuk mund të mos e përshëndes një njëri fort të përvuajtur, që ndodhet midis nesh.Është Nënë Tereza e Kalkutës. Të gjithë e dimë nga vjen,cili është Atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu.Edhe në kohën e izolimit të plotë të Shqipërisë,ishte kjo rregullatore e përvuajtur,kjo shënjtore  e përvuajtur e më të varfërve që përçonte në tërë botën emërin e Atdheut të saj. Në personin e Nënë Terëzës Shqipëria është nderuar gjithmonë.Është ky misjon i saj dhe i të gjithë atyre,që porsi ajo janë ndjekës të vërtetë të Krishtit, apostuj të Krishtit,apostuj të dashurisë dhe të dhëmbshurisë.Me zjarrin e fesë në kraharor,kjo grua e vogël dhe e madhe njëkohësisht,sjell dhe ruan brënda vetes hovin e bujarisë së përmbajtur dhe të pamposhtur të zemrës shqiptare”Gjithmonë kemi etje të lexojmë dhe të dëgjojmë për Nënë Terezën,ndaj librat e Anton Nike Berishës janë gjithmonë të mirëpritur siç është gjithmonë e mirëpritur vallja pirrike e kujtesës dhe kënga polifonike e dashurisë...
2
  Letërsia më cilësore shqipe e veçanërisht ligjërimi poetik i ka rrënjët në religjion.Dhe kjo që nga “Cuneus” dhe relacionet e Bogdanit në retorikën dhe pangjirikën e Barletit e deri tek “Lahuta e maleve” të Gjergj Fishtës,”Ëndëra e jetës” e Ndre Mjedës e deri tek”Qerbelaja” e Naim Frashërit.Ata ishin vetë prijës dhe shërbyes në religjion dhe prijës dhe shëlbyes në art.Mistika e religjionit dhe mistika e artit e bën çdo fjalë të tyre me peshë,tokësore dhe hyjnore,të njëkohëshme dhe të shumëkohëshme.Edhe në një poet të “Brezit të Ri” dhe të hapsirave”të këngës skandaloze” si Migjeni religjioni shfaqet jo vetëm në fjalorin dhe ngjyrimin e fjalës por dhe në domethënien dhe përmbajtjen e vetë aktit krijues.Vetë Migjeni është shprehur qartë në letrat,ditarët,meditimet dhe përsijatjet që janë një rrëfim i vërtetë i këtij murgu të artit shqiptar:”Si dikur murgjit e krishterë nëpër shkretina dhe shpella vetmitare që u futën thellë në ego të vet për ta pa Zotin e mrekulluem qe,ashtu unë në këtë fshat zhytem në vetminë time,fundosem në subjektivizmin ma akstrem”Në procesin e tij krijues që nga “Në Kishë”,”Zoti të dhashtë”,”Bukuria që vret” e”Këngë më vete” e tj e tj,religjioni është i pranishëm në formë dhe në përmbajtje.“Të mëkatojë sa ma pak të jetë e mundur,ky është ligji i njeriut.Të mos mëkatojë fare kjo është ëndër e ëngjejve......Zemra jonë është e frikëshme dhe jeta e njeriut është një mister i atillë...Në shoqërinë njërëzore siç është sot,deri sa të mos e ndryshojë ndonjë dritë më e madhe,gjenden gjithmonë dy njerëz,njëri i lartë dhe tjetri i nëntokës.Ai që prirët nga e mira është Abeli,ai që priret nga e keqja është Kaini.” Distiku i madh,Fe dhe Atdhe,në krijimtarinë kryesore shqiptare është i lidhur fort si mishi me thojin,ai zemra në trupin e vet,si dy enë të mëdha komunikuese ku rjedh gjaku,mendimi dhe kujtesa e shpirtit shqiptar.Kjo dukuri e natyrëshme,e bukur dhe madhështore u ndërpre dhunëshëm në krijimtarinë e realizmit socjalist dhe kjo është një nga arsyet e shfaqjeve të skematizmit,të medikoritetit dhe të emfazës në atë art surrealist.Ende sot në letërsinë dhe krejt artin shqiptar nuk ka ardhur i plotë ky lumë ,kjo rjedhë jete që u ndërpre,por nuk u tha,por duhen shkatëruar digat që i janë ngritur ledhet dhe katakombet në mendim.“Varri i pagëzimit”apo”Mallkimi i gërmave shqipe” në këtë pamje kanë qënë një varr dhe mallkim për fjalën shqipe e cila me vitalitetin e saj hyjnor ka mundur në këtë histori të shpëtojë ndaj çdo gracke,prange dhe ndaj çdo orvajtjeje vetvrasëse....Jo rrallë herë Lasgush Poradecin e kanë paraqitur kritikët si një poet qiellor të “Valles së yjeve “ dhe të “Zërit të zemrës”,si një poet në fund të fundit erotik. Madje ka patur krijues që në krijimet apo kujtimet e tyre të frymëzuara nga Lasgushi, si ju është dukur atyre,e kanë paraqitur atë si të dalldisur në erotikë deri në pleqëri të thellë. Ata kujtojnë se e ngrenë, por e ulin dashur pa dashur figurën e Lasgushit.Lasgush Poradeci është një poet i dashurisë në përgjithësi, që nga dashuria për vëndlindjen, Poradecin, për tek dashuria për Atdheun. Askush më mirë se ai nuk e ka pasqyruar në praktikën e tij krijuese distikun Fe dhe Atdhe. Në vitin 1937 kur u festua madhërisht dhe bukur 25 vjetori i pavarësisë ishin krijuar tre mite të letërsisë shqipe, Miti i Naimit, miti i Fishtës dhe Miti i Lasgushit. Dhe siç duket nga tre besimet fetare ekzistuese në Shqipëri. Propaganda e Zogut punonte mirë në këtë drejtim,gazetat madje edhe shkollat.Shtëpia botuese “Onufri” dhe vajzat e tij botuan krijimtarinë e Lasgushit në tre volume: Poezia, publicistika dhe letrat.Në librin e dytë “Publicistika” janë botuar tre shkrime të mëdha për Naim Frashërin,Fishtën dhe Nikolla Naçon(Ai ka ngritur mitin e Nikollë Naços duke hequr mitin e tij)Do të ndalemi tek shkrimi programatik”Fishta shkëmbi i shpirtit shqiptar” Lasgushi duke studjuar procesin krijues të Fishtës, futet në misterin e krijimit të muzikës shpirtërore fishtjane,një muzikë që gurgullon dhe bën që të çohet peshë çdo zemër shqiptare.“Gjithë vepra shoqërore dhe poetike e At Fishtës u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombëtar. Më të vërtetë ku ka ide dhe ndjenjë më të madhe,më të denjëshme për ta derdhur dhe kënduar në art,sesa idea e Zotit,idea e Atdheut. Këto tema Fishta i përlavdëroi si artist dhe si njeri,duke realizuar të dy atributet e përjetëshme luftyonjëse dhe mendimore, të besimit fetar ku ish kushtuar, të cilënh ai e rrethonte poërherame fytyrën mistikisht të dashuruar të Atdheut të përvëluar,për të gjetur shprehjen aq shpesh në vargje e tij...Shqiptari prej race është vetë shqiptari i Fishtës sa të jetë jeta,shqiptari i përjetëshëm, siç ka qënë,siç do të jetë ,Ay i cili për Fe dhe Atdhe e bën vdekjen si me le. Feja e përqafuar kësisoi na ngre në idenë e Atdheut përbën Bipolaritetin e qënijes tokësore dhe qiellore të zemrës”  Duhet të jesh Lasgush që të shkruash kaq bukur për Fishtën. Madje futet në thelb, aty në thellësi të shpirtit krijonjës, aty ku krijohen burimet nëntokësore, aty ku krijohen perlat poetike e një ditë shpërthejnë nëpërmjet fontanës të fuqishme të frymëzimit fishtjan.“Esenca e poezisë lirikë është muzika shpirtërore dhe muzikën shpirtërore e bën toni shpirtëror dhe tonin shpirtëror e bën drithma shpirtërore, lëkundja, tronditja shpirtërore......Dhe kësisoi harrin të derdhi nëpërmjet atij elementaviteti një poezi me ton lirik të përplotë.Në Botë lind Mëma e Zotit:Çfarë bëjnë lajmëtarët qiellorë?Ata thurin këtë kurorë harmonije kozmike?”Për Lasgushin dhe për Fishtën ashtu si Lajmëtarët e Zotit janë edhe Lajmëtarët e Kombit.Ata vijnë për të sjellë dritën,ata vijnë për të sjellë dashurinë,ata vijnë për të sjellë Frymën e Shënjtëruar.“Ky ish mendimi i bërë Fjalë në gjuhën e Dërgimtarëve të Kombit,të atyre që përgatitën Rilindjen,të atyre që e ndërtuan dhe të atyre që e vazhduan me frymën e punës,e cila do të mbetet siç është e përgjithënjëshme....Vjershëtori Naim Frashëri,një bektashi shqiptar,puthi Krishtin në emër të Kombit dhe duke e adhuruar lajmëron përmbledhjen e madhe të shqiptarëve në fenë e përbashkët të Atdhedashurisë. Fjala e tij është Frymë,Parim,Shpirti i përjetëshëm i Dërgimtarisë Shqiptare....Edhe Prifti Gjergj Fishta,vazhdimisht në Udhën e Kombit solli Dhuratën e vet në Adhurimtoren e Atdheut:Shpirti,mendimi i parathënësve të Shqipes me gjithë vargun e shprehjeve bashkimtare dhe vllazërimtare fetare të falura në gojë të polemit shqiptar dhe të krerëve shqiptarë dhe të udheheqësve shqiptarë të cilët lidhen në Bësë dhe Fe shqiptare......Një prift tjetër Fan Noli, Dërgimtar, shpirt dërgimtari, bëri më vonë prej këtij mendimi të Kombit,Mendimin e Flamurit,të Bashkimit të shënjtë kombëtarFlamur që linde Shën KostandinëBashkon Islamnë dhe Krishtërimnë”Poltikanë të ditës që i japin me kalikule me dhjetra trëndafila njëri-tjetrit për ditëlindje le të kursejnë trëndafilat për vetëranë të tillë të mëdhenj të Kombit si Lasgush Poradeci.Kushdo që shkon në Pogradec le të vërë një trëndafil të shpirtit në Përmendoren e këtij Trëndafili të Përjetëshëm të mbirë, të rritur dhe të selitur në palcën e shpirtit shqiptar, aty ku jetë dhe fe lidhet në përjetësi me fjalën Atdhe...
3
 Aty,në afërsi të shkollës së mesme të përgjithëshme “Partizani” në Tiranë është një Kishë e vogël.Aty e kishte Tempullin e vet Atë Zef Pllumi.Aty ishte edhe redaksia e revistës “Hylli i Dritës”E takuam në kabinetin e tij të mbushur cit me libra e madje me grumbuj edhe në dysheme,që na bëri të rrotulloheshim nëpër  sipërfaqen e kabinetit për të shkuar në tavolinën e tij.Sapo kishte botuar pjesën eë parë të librit të tij  tanimë klasik”Rrnoj për me tregue”.E takuam dhe i shpjeguam pse kishim shkuar atje:”Po shkruanim një libër “Një qind e një trëndafilat e Korçës” dhe në një kapitull “Oda e miqve korçarë” dëshironim ta intrervistonim edhe atë.Pranoi dhe zhvilluam këtë intervistë:Pyetje:”Rrno për me tregue” është një libër i mrekullueshëm.Si mendoni,ku qëndron “sekreti” i këtij libri?Përgjigje:U falenderoi shumë për vlerësiimin që i jepni, dëshiroi që kështu ta vlerësonin edhe të tjerët, por nuk e di nëse janë të një mendimi me ju. Gjithkush përpiqet që të ketë sikses në veprime të veta, ashtu edhe unë.Sa për “sekret” që thua nuk po kuptoi mirë,mbasi koha e egër që kaluem kjo që prej fillimit deri pas mbarimit të saj plot me “sekrete”.Duke filluar që nga sekrete lufte,sekrete partie ,sekrete shteti, gjithçka sekret. Të them të drejtën edhe unë,ashtu si qindra mijëra shqiptarë të tjerë kalova jetën ndër sekrete sepse një sekret i madh ishin burgjet dhe kampet e Shqipërisë,ndër të cilat kalova njëçerek shekulli, pa dijtë vedit faji.Ju të tjerëve që mendojshit veten të lirë,ju tregojshin për burgjet dhe kampet naziste që i shtinë tmerrin botës. Ndoshta me këtë libër zbulohet një “sekret” tjetër sapo thuaji si ato,gjindeshin mjaft edhe këtu ndër ne në Shqipëri e ça jete që bëhej aty. Pyetje: Desha të them se kanë shkruar kujtime disa të tjerë  para teje,por libri yt bën më tepër përshtypje...Përgjigje:Mjerisht nuk kam lexuar kurrgja prej tyre,mbasi jam i ngarkuar aq shumë me punë për të rindërtue edhe njëherë ndërgjegjen fetare e sot jam në një moshë të kalueme.Unë e shkrova librin sepse e kishem amanet një urdhën prej të parëve të mij që u shuen e jo për inat të kërkuj pse gjithçkaja ka kalue e nuk kthehet ma.Kampet e nazizmit bota i ka rujt museum.E pashë Mathauzenin,ndërsa ne i shkatërruem,pa shej,pa dukë.Nga kjo e ndjeva përsëri detyrë që ti shkruej sa më parë.Kurrësesi nuk duhet të hidhen në harresë,përndryshe edhe mund të po përsëriten. Detyrë tepër e vështirë me u krye mbasi gjithësecili ka shka të thojë kaq e ma tepër se unë,port të gjithë kemi të përbashkët vuejtjen e papërshkrueshme dhe dëshirin me jetue.Nga ana tjetër sado qe të përpiqet njëni  nuk ja del me pru nga gjeu mendimin,fjalën,zanin, ofshamën e vajin e një bote tjetër të shueme.Pyetje :Jeni një shkrimtar martir.Vetë profesjoni i shkrimtarit a e ka në vetvete martirizimin?Përgjigje:Përsëri ju faleminderit për konsideratën që më quani “shkrimtar”,kam pasë dëshirë që të ishem,por jo.Jeta u suell si nuk desha unë dhe më mbet për hise vetëm vuajtja dhe martirizmi si po e thërret ti.Sa për profesjonin e shkrimtarit nëse ka ose jo në vete martirizimin mendoi se pak a shumë ashtu do të ishte,por mjerisht shpesh  u shndërrue edhe një profesion fitimprurës. Shkrimtarin unë e mendoi sikur profetët e Biblës, të cilët thanë gjithmonë të vërtetën edhe kundra mbretërve tiranë e u munduen me i dhanë popullit edukatën ma të mirë.Kjo rrugë e çon padyshim shkrimtarin me ata që gjithamndej kundër etikës shoqnore me çdo mjet kërkojnë sundimin,paranë dhe degjenerimin moral,korrupsionin.Në rast se shkrimtari zgjedh heshtjen para tyre,ose më zi,në qoftë se ju shërben,sigurisht do të ketë nderime,famë dhe para përndryshe detyra e talentit të tij e qet në shume telashe.Pyetje:Ditët e fundit Nëna Tereza u shpall qytetare nderi e Sh.B.A, si mendoni Juve. Çfarë përfaqëson Nënë Tereza për Shqipërinë, si e keni njohur juve Nënë Terezën? Përgjigje:Qeveria e Sh.B.A nderon vedin,vlerëson veprën bamirëse të Nënë Terezës pavarësisht se asaj nuk i vlen fare ky nderim,mbasi ajo tashma është qytetare e tanë botës.Nënë Tereza sot përfaqëson para tanë botës,virtytin ,nderën,zemrën bujare dhe besën.Për këto bota e nderon e na shqiptarët krenohemi për të para botës. Por më duket se puna jonë ka vajt si puna me Skënderbegun që ka dek tash pesë qind vjet e na shqiptarët vazhdojmë me u lëvdu se kemi shpëtu Europën,pa na ra ndër mënd se kemi humb Shqipninë dhe me veprat tona e kemi kthy në një nga vëndet më të mprapshtueme të botës dhe për këtë shajmë Europën.Kështu puna edhe më Nanë Terezën,lëvdohemi për virtytet e saj e nuk kqyrim shëmtimin e madh moral ku gjendemi të zhytun sot,aq sa me tu xanë sytë me i thanë kujt se jemi shqiptar.Jo për faji të hujve,por të shqiptarëve,na populli më i vogël i Europës jemi furnizuesi më i madh i rrugëve të saj ,me prostitute,hajduta dhe kriminela.Janë djem shqiptarë ata që mashtrojnë, grabisin dhe përdhunojnë pa mëshirë vajzat e shkreta shqiptare dhe robina trupit i çojnë rrugëve të botës mjaft që ta ata djelmt shqiptarë të kenë para në xhep me pi dhe më u zdërhallë ndër kioska.E çë bajnë burrat shqiptarë para këtij turpi të kombit? Kemi lirinë. Dhe në vënd që të mblidhen së bashku për me shqyrtue çështjet ma jetike për të sotmen dhe të ardhmen shahen dhe shtyhen se kush e kush me e xanë këtë karrige e atë tjetrën.Kjo është një ndër tragjeditë më të madhatë e historisë sonë kombëtare, e cilët janë ata shqiptarë që mendojnë për këta? Si e pse u krijue kjo gjendje kaq e turpëshme dhe a ka mjete që të delet prej saj? Pyetje: Jeni botues i Yllit të dritës”. Si do të ndriçojë kulturën një yll? Përgjigje: ”Hylli i dritës” ashtë ma e vjetra revistë e kulturës shqiptare themelue nga Fishta më 1913. Ndalue përfundimisht që më 1944 deri në ardhjen e demokracisë. Tue kjenë se në rrethanët e krijueme kultura u gjend pa krrenjëza, bashkë me një grup të vogël intelektualësh me Aurel Plasarin në krye,menduem t'i japim jetë përsëri.Çdo dritë sado e vogël e largon terrin. Sigurisht që një yll,në mos pastë aq dritë sa me ndriçue ku të vejmë këmbën së paku na shërben se ku të drejtojmë hapin. Hylli Polar nuk ashtë më i ndritëshmi në konstelacionin e vet, por për njerëzit udhëtarë ashtë ma i rëndësishmi, aty synon redaksia e kësaj reviste...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...