Një film për legjendën e kinemasë, Charlie Chaplin

E Enjte, 03 May 2018 16:22

“Chaplin” është një film dokumentar që do të realizohet mbi jetën e aktorit dhe regjisorit Charlie Chaplin nga “Altitude” dhe “Showtime”, bazuar në punën e Peter Middleton e James Spinney.

Prodhimi i këtij filmi mbështetet edhe nga muzeu në Zvicër “Chaplin’s World”, ku Charlie jetoi për 25 vite. Ky vend do të jetë pjesë e disa xhirimeve, për të sjellë skena nga periudha e fundit e jetës së yllit të ekranit. Dy regjisorët e filmit, Middleton dhe Spinney, kanë marrë leje për të përdorur arkivin personal dhe kreativ të Charlie Chaplin, në të cilat gjenden disa materiale të papublikuara më parë.

Ky film do të tregojë historinë e suksesit të jashtëzakonshëm të artistit, prej prejardhjes së tij nga varfëria e skajshme e deri tek fama e Hollywood-it, por pa harruar skandalet dhe polemikat politike, që e detyruan Chaplin të largohej nga SHBA.

Çarli Çaplini u lind në Londër. Ishte duartrokitur për lojën e tij që 5 vjeç, kur zëvendësonte në skenë të ëmën. Dhjetë vjeç, nën drejtimin e të atit, iu bashkua një trupe teatri për fëmijë dhe filloi të japë shfaqje në të gjithë vendin. Gjashtëmbëdhjetë vjeç ishte ndër aktorët më popullorë në Londër. Tre vjet më vonë, pas kthimit nga Amerika, më 1916 vendos të xhirojë filmin e tij, duke krijuar karakterin e famshëm të Endacakut. Bashkë me të mëdhenjtë e Hollivudit, D.W. Grifith, Mary Pickford dhe Douglas Fairbanks, themelon studion “United Artists”.

Pas karrierës së suksesshme, jeta private e artistit ishte shumë e vështirë. Martesat me vajza shumë më të reja se ai në moshë, përfunduan në mënyrë dramatike me divorce. Më në fund martesa e tij e katërt zgjati deri në fund të jetës së Çaplinit, më 1977. Në kohën e periudhës së Makartizmit, në Amerikë, Çaplini dyshohej si përkrahës i komunizmit sidomos për komedinë e tij të zezë “Dritat e Skenës” 1952. Vendimi për të ruajtur qytetarinë angleze u pa me dyshim nga autoritetet dhe FBI e ndiqte për evazion fiskal. Ndërsa diskutohej dëbimi i tij, autoritetet amerikane e ndaluan të hyjë në Amerikë kur ishte duke u kthyer nga pushimet me familjen. Më në fund vendoset në Zvicër ku xhiron dy filma dhe shkruan autobiografinë.

Më 1972 i jepet Çmimi Oscar për karrierën, dhe autoritetet i japin leje speciale për të hyrë në Amerikë.  Mjeshtër i tragjikomedisë. Bileta e tij e suksesit ishte “Endacaku”: bastuni, mustaqet, veshja karakter. Por ai krijoi një karakter krejtësisht kontradiktor: Endacakun, zotërinë, poetin dhe të braktisurin, i trazuar nga ëndrrat, i intriguar nga shkenca. Ishte kjo figurë që mbeti maja e karrierës së tij që vijoi me 35 filma.

“Dritat e skenës” ishte i fundit dhe më mbresëlënësi film i Çaplinit. Në atë film ai i kthehet pas karrierës 40-vjeçare si aktor. Aty shprehet se jeta mund të jetë e mrekullueshme nëse ti nuk i frikësohesh asaj. Gjithçka për të cilën t’i ke nevojë është kuraja dhe imagjinata. Ai mendonte se në jetë ka gjëra më të tmerrshme sesa vdekja, prandaj prej jetës nuk duhet hequr dorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...