×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pas vendimit të Apelit reagon Skënderbeu: Do ta ankimojmë çështjen në CAS

Premte, 04 May 2018 19:49

Menjëherë pas publikimit të vendimit të Komisionit të Apelit të UEFA-s, që la në fuqi dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut nga kompeticionet europiane dhe gjobën prej 1 milionë eurosh nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, ka reaguar edhe klubi korçar përmes një deklarate për shtyp.

“Sot, Apeli i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimimin e paraqitur nga Skënderbeu. Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë prej këtij komisioni, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 prill”, thuhet në deklaratë.

Zyrtarët e klubit korçar theksojnë më tej se, Skënderbeu, brenda afateve ligjore do të paraqesë ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) të Lozanës, “ku do të parashtrohen faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s”.

“Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues”, thuhet në komunikatën e Skënderbeut.

Korçarët shprehen të sigurt në pafajësinë e kujtdo, lojtari apo zyrtari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...