Kosova sot në ditë zie, i jepet lamtumira legjendës së futbollit

Diel, 10 June 2018 08:52

Kosova sot është në ditë zie, në përkujtim të legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës. Vendimin për ditë zie shtetërore e ka kumtuar dje zyra e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, shkruan GazetaBlic. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit.

Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, sot flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. Vokrri ndërroi jetë si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë as pasi u dërgua me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit. Shumë qytetarë natën e mbrëmshme  kanë ndezur qirinjtë për ta nderuar të ndjerin Fadil Vokrrin.Qytetarët janë mbledhur para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Aty ishin të pranishëm edhe familja Vokrri, dhe Federata e Futbollit. Ftesa për të ndezur qirinjtë është bërë nga Flamur Beqiri, njëri nga biznesmenët, veprimtarët dhe simpatizuesit e hershëm të lojës së Fadil Vokrrit, duke shprehur në këtë mënyrë një mënyrë dinjitoze të respektit dhe vlerësimit për Fadil Vokrrin!

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 09:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...