Dy kamikazët e arrestuar në Kosovë, plane për terror edhe në Francë e Belgjikë

Hënë, 11 June 2018 11:45

Dy kosovarë, një burrë dhe një grua, janë arrestuar, të dyshuar se kanë planifikuar “sulme terroriste” ndaj forcave të NATO-s në Kosovë, por edhe ndaj popullatës civile në Francë dhe Belgjikë.

Të dy dyshuarit kanë planifikuar “sulme vetëvrasëse me makina bombë” kundër ushtarëve të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe në “vendet që frekuentohet nga qytetarë”, sipas njoftimit të një gjykatë ne Prishtinë. Ata gjithashtu planifikonin të kryenin “sulme vetëvrasëse në vende të frekuentuara nga qytetarët, në Belgjikë dhe Francë”, tha burimi, njofton Albinfo.ch.

Me këtë rast nuk janë zbuluar as identiteti i të dyshuarve të arrestuar të martën e as motivimi i tyre. Një nga të dyshuarit ka edhe shtetësi belge. Ata janë paraburgosur për një muaj, sipas ligjit kosovar.

Sipas vlerësimeve zyrtare të Kosovës, në radhët e Frontit al-Nusra ose ISIS, që nga viti 2012 kanë luftuar rreth 300 kosovarë, kryesisht në Siri. Më shumë se 50 persona janë vrarë, por 130 janë kthyer në shtëpi..

“Në proporcion me popullsinë e saj prej 1.8 milionë, Kosova ndoshta është burimi më i rëndësishëm i xhihadistëve në Siri dhe Irak”, është shkruar në një përmbledhje të vitit 2015, nga Instituti amerikan i luftës kundër terrorizmit, Akademia Ushtarake në West Point.

Tetë islamistë u dënuan në muajin maj nga një gjykatë në Kosovë, dënime që arritën deri në 10 vjet burg për përgatitjen e një sulm në vitin 2016, kundër përzgjedhjes së futbollistëve izraelit dhe tifozëve të saj përpara një lojë në Shqipëri.

Shumica e tyre janë shqiptarë të Kosovës, përveç njërit që është shqiptar nga Maqedonia, shkruan “Le Parisien”, përcjell Albinfo.ch. Ata gjithashtu kishin planifikuar të kryenin sulme në Kosovë kundër udhëheqësve politikë të vendit dhe diplomatëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...