Samiti i Paqes/ Albin Kurti: Kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë

Saturday, 26 October 2019 10:35

Këtë të shtunë, nisi në Tiranë samiti i Paqes së Europës Juglindore. Në nisje të këtij samiti foli kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai deklaroi se edhe pse në Tiranë është mysafir ndjehet si në shtëpi. Samite të tilla, sipas tij, i bëjnë bashkë njerëzit.

Kurti bëri thirrje që të rrëzohen muret e vogla që ndajnë njerëzit me qëllim që të përparojmë.

 “Edhe unë jam sot këtu po si ju mysafir në këtë samit të paqes mirëpo ndihem si në shtëpi dhe në Tiranë, porsi në Prishtinë prandaj mirë se keni ardhur dhe mirë se e gjejmë njëri-tjetrin në këtë takim shumë të rëndësishëm. Them takim të rëndësishëm se këtu njerëzit edhe bëhen bashkë dhe e bëjnë këtë për paqe. Bashkimi për paqe është kushti për paqe dhe më tej mundëson që të qëndrojnë popujt. Samite të tilla që bëjnë bashkë njerëzit janë tepër ë vlefshme për të ardhmen. Kjo është detyra jonë kryesore, që sa më shumë të mundemi, kur të mundemi ti bëjmë njerëzit bashkë, ti ndajmë vlerat e përbashkëta duke kuptuar që angazhimi për paqen edhe ua mundëson dhe iu garanton përparimin. Në vend të një muri të madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë. Paqja është amanet dhe ideal i brezave që u sakrifikuan për të. Përveç fqinjësisë së mirë që vendet e Ballkanit kanë nevojë përveç integrimit në BE sepse Ballkani Perëndimore dhe BE janë të rëndësishëm për njëri tjetrin, ne duhet të luftojmë varfërinë, pabarazinë dhe padrejtësinë”, tha kryeministri i ardhëm i Kosovës, Albin Kurti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...