Albin Kurti i kërkon Ramës heqjen e taksës së Rrugës së Kombit

Diel, 27 October 2019 19:15

Heqja e tarifës së Rrugës së Kombit është një nga temat për të cilat është diskutuar mes kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë mbrëmjen e 25 tetorit 2019.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Vetëvendosjes e quan “shumë të rëndë” tarifën dhe angazhohet për një zgjidhje alternative.

Ora News: Po sa i përket ekonomisë, do të doja të ndalesha tek teza juaj për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ju keni qenë edhe kundërshtar i traut. A ishte pjesë e bisedës, çështja e traut, me kryeministrin Edi Rama?

Albin Kurti: Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare. Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash. Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Defekt në linjën e tensionit të lartë Cerunjë - Bulqizë, pa energji Peshkopia, Kukësi, Kruma etj.

Aktualitet

Defekt në linjën e tensionit të lartë Cerunjë - Bulqizë, pa energji Peshkopia, Kukësi, Kruma etj.

Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi  para pak minutash se si rezultat i defektit në linjën e OST, 110-20/3 HEC Cerunjë - Bulqizë, jane pa tension, disa nënstacione si në Bulqizë, Krastë...

Vidhnin gjatë natës, arrestohen dy adoleshentë, dy të tjerë shpallen në kërkim

Aktualitet

Vidhnin gjatë natës, arrestohen dy adoleshentë, dy të tjerë shpallen në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar dy adoleshentë, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh në kryeqytet. Uniformat blu të Tiranës bëjnë me...

Mjerim dhe tragjedi/ 2-vjeçari po luante te kasollja e pulave kur ra zjarri

Aktualitet

Mjerim dhe tragjedi/ 2-vjeçari po luante te kasollja e pulave kur ra zjarri

dekja tragjike e 2 vjeçarit nxorri në pah varfërinë e skajshme në të cilën jetonte familja Çoku në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, i vogli...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!