Shkon në 8 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Hënë, 13 Prill 2020 14:57

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se ditën e sotme është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19.

Viktima është një grua nga Istogu e cila ka pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

"Në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transferuar në këtë klinikë me datë 12 prill, nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kjo është vdekja e tetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19.

Aktualisht në gjithë territorin e Kosovës me këtë sëmundje janë infektuar 362 persona, ndërsa 59 janë shëruar.

Me qëllim të luftimit të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...