'Lajm i rrallë, bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë kundër koronavirusit'

E mërkurë, 15 Prill 2020 14:03

Në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës” emisari i posaçëm i sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është inkurajues.

Në pyetjen se si e shikon ai bashkëpunimin rajonal në luftë kundër koronavirusit, para së gjithash të Kosovës dhe të Serbisë, duke marrë parasysh se Kosova tashmë i ka shfuqizuar taksat, Palmer është përgjigjur:

“Mendoj se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është vërtet inkurajues. Ky është një lajm i rrallë i mirë në këtë situatë. Tregëtia është rritur, ekziston bashkëpunimi në shëndetësi. Besoj që Kosova dhe Serbia, të dyja, kanë sistemin e ‘korridorit të gjelbër’.

Në të vërtetë, mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndomor janë në korridore të gjelbra (në kuadër të Marrëveshjes CEFTA), i cili do të duhej ta lehtësojë dhe ta përshpejtojë shkëmbimin e ushqimit dhe të barërave në këtë krizë. Kështu që është inkurajuese të shihet se si Kosova dhe Serbia po gjejnë pikat e përbashkëta dhe bashkëpunimin për ta tejkaluar kërcënimin e përbashkët”, ka thënë Matthew Palmer.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...