Covid 19/ Në Kosovë rritet numri I të shtruarve ne klinikën infektive

Hënë, 11 May 2020 15:31

Në Kosovë ka shkuar ne rreth 21 numri i personave te shtruar në  klinikën infektive me COVID 19, pesë prej tyre janë në terapi intensive.

Mosha mesatare është mbi 50 vjec,gjendja e personave paraqitet e stabilizuar.

 

“Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 21 pacientë, prej tyre 13 i kemi Covid-19 pozitiv. Ndërsa, me oksigjeno-terapi i kemi pesë pacientë. Kemi edhe pesë pacientë të tjerë të cilët sipas rregullave kanë rezultuar dy herë negativë, por ende kanë nevojë për trajtim. Ndërsa, tre pacientë të tjerë i kemi në pritje të rezultateve që nuk do të thotë që nuk ndryshon numri gjatë ditës varësisht prej fluksit të qytetarëve… pra pesë i kemi në oksigjeno-terapi dhe një pacient është në kujdesin intensiv, por edhe ai është me oksigjeno-terapi”, thotë Berisha-Ndreja.

Lëvizja e njerzëve të bëhet e kontrolluar dhe jo lëvizje në turma te mëdha ,te rrespektohet distancimi social sepse mund të këmi një shtim të rasteve të infektuara.

Nga 13 marsi kur edhe janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë 884 të infektuar me këtë sëmundje, 655 janë shëruar, ndërsa 28 kanë humbur betejën me këtë sëmundje

Modifikuar më Hënë, 11 May 2020 15:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...