Maqedoni e Veriut: Presidenti nuk zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Premte, 12 June 2020 19:39

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski tha të premten se nuk do ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, sepse nuk shikon arsye për këtë. Rrjedhimisht, pas kësaj vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme qysh në javën e parë të muajit korrik, sipas pritjeve. Zoti Pendarovski theksoi nevojën e një procesi gjithpërfshirës në zgjedhje, organizimin e shpejtë të të cilave e kundërshton opozita maqedonase, për shkak të gjendjes shqetësuese me pandeminë e koronavirusit.

Pas një periudhe gati tre-mujore të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të krizës me koronavirusin, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski bëri të ditur të premten se nuk do të shpallë një gjendje të re të jashtëzakonshme.

Megjithëse, qeveria nuk i kërkoi atij të marrë një vendim lidhur me këtë, zoti Pendarovski tha se ligjet ia mundësojnë të vendosë për këtë çështje edhe pa kërkesën e qeverisë. Ai tha se nuk shikon një arsye për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, sepse qeveria ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u ballafaquar me koronavirusin, sipas tij.

“Dua të theksoj se krahasimet që bëhen me gjendjet e jashtëzakonshme të mëparshme dhe numrin e të infektuarve dhe të vdekurve atëherë dhe tash – janë të pabaza”, tha zoti Pendarovski.

Në këto rrethana, i hapet rruga caktimit të datës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, një dëshirë kjo e shprehur haptazi edhe nga Lidhja Social Demokrate dhe sipas analistëve, data e zgjedhjeve duhet të shpallet njëzetë e dy ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo masë përfundon këtë të shtunë dhe sipas të gjitha gjasave, data e zgjedhjeve do të ishte 5 korriku, nëse eventualisht drejtuesit e pushtetit dhe të opozitës nuk merren vesh ndryshe.

Opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja e kundërshton organizimin e shpejtë të zgjedhjeve në këto kushte kur numri i të infektuarve dhe i viktimave është më shqetësues se në fillim të pandemisë.

Ndërkaq, Kryeministri i qeverisë teknike, Oliver Spasovski i ka thënë medias maqedonase se për qeverinë data e zgjedhjeve është një çështje e përfunduar. “Është e papërgjegjshme që ta lëmë shtetin pa parlament dhe me një qeveri kalimtare si dhe me një opozitë të prirur drejt shkatërrimit dhe arritjes së pikëve politike në llogari të krizës”, thekson zoti Spasovski.

Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim ka hapur fushatën me kërkesën për një kryeministër shqiptar të Maqedonisë së Veriut, një qasje kjo e konsideruar nga analistët si e parealizueshme dhe një flirt i partisë shqiptare me votuesit në prag të zgjedhjeve.

Izet Mexhiti i BDI-së u shpreh në një konferencë shtypi se “Monopoli maqedonas politiko - etnik mbi pushtetin ka mbaruar. Kur flasim për “një shoqëri për të gjithë, është koha për një ndarje të barabartë të pushtetit”, tha ai.

Zoti Pendarovski, ndërkohë u bëri thirrje dy drejtuesve politikë maqedonas, Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickovskit që të ulen qysh sot dhe “të gjejnë zgjidhje për kapërcimin e interesave personale”, siç tha,“për hir të interesit të shtetit dhe të qytetarëve”. Presidenti maqedonas u shpreh i bindur se vëzhguesit e OSBE-së dhe ODIHR-it do të jenë këtu për ta ndjekur procesin, ndërsa nënvizoi kërkesën për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të sigurta.

Në të kundërtën, Stevo Pendrovski vlerëson se vendi do të zhytet në një krizë politike, e cila do ta rrezikonte perspektivën e tijj evropiane si dhe vetë përpjekjet për kapërcimin e krizës shëndetësore. “Kriza politike rrezikon të shkallëzohet në krizë të sigurisë”, sipas presidentit Pendarovski.VOA

Modifikuar më Premte, 12 June 2020 19:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...