Edhe Jevtiq si Rakiq, injoron simbolet e Republikës së Kosovës

Saturday, 13 June 2020 19:07

Njësoj si shefi i tij, zëvendëskryeministri Goran Rakiqi edhe ministri i Kthimit dhe Komuniteteve të Republikës së Kosovës Dalibor Jevtiq, nuk ka asnjë simbol në zyrat e ministrisë të cilën e drejton.

Me këto veprime zyrtarët serbë që janë pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, po tregojnë se nuk frikësohen nga shteti i së drejtës, duke mos respeketuar ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Edhe në lajmet për takimet e ministrit me ambasadorët e komandantin e KFOR-it, askund nuk për mendet Qeveria e Kosovës, njejt sikur  lajmet e Rakiqit.

Goran Rakiqi e Dalibor Jeftiq, po shihet se po veprojnë në të njejtën vijë, duke injoruar shtetin pjesë e së cilit janë.

Edhe Jevtiqi sikur Rakiqi në takimet me ambasadorët e zyrtarët e tjerë si me atë amrikan Filip Kosnet, , atë italian Nikola Orlando, me komandantin KFOR-it gjeneral major Michele Risi e ambsadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Bratu, siç edhe shihet në fotografi nuk  ka asnjë simbol të Republikës së Kosovë ministër i së cilës është e po ashtu atye mungojnë edhe simbolet e shteteve të ambasadorëve  që janë në vendin tonë.

Derisa për këtë çështje të ngritur nga "Syri.net",  ashtu sikur shefi i tyre, kryeministri, Avdullah Hoti, përgjigje nuk kanë kthyer as  kyreministria rreth mungesës së simboleve të Republikës së Kosovës  në takimet e zëvendës kryeministrit/ ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal Goran Rakiq e  ministrit të Kthimit e Komuniteteve.

As kryetari LVV-së Albin Kurti, nuk ka dashur të flas për "Syri.net" rreth mungesës së  simboleve  nga ministrat e zëvendës kryeministri serb.

Nuk kanë mjaftuar e nuk po mjaftojnë faktet e publikuara nga "Syri.net", për tu bindur për mungesën e simboleve, flamujve, logove të Republikës së Kosovë në takimet e Rakiqit e Jevtiqit me  ndërkombëtarët.
 
Derisa presidenti Hashim Thaçi tha për "Syri.net", në kohën kur ka qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve kanë respektuar institucionet, kushtetutën, lidhet dhe simbolet e shtetit të Kosovës. Përndryshe nuk ka qënduar asnjë minutë në zyren e vet", tha presidenti Thaçi

"Ai që nuk respekton kushtetutën, ligjet në fuqi dhe shtetin nuk mundet me qenë pjesë e institucioneve", tha presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër  institucionet gjyqësore dhe ato të organit të akuzës si dkuet akoma nuk kanë inicuar ndonjë procedur rreth kësaj çështje e cila këtë javë ishte tema kryesore. 

Pas publikimi të këtij skandali nga "Syri.net" kanë diskutuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, por pa marr  ndonjë veprim konkret për këtë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...