Serbia parteri kryesor në ekonominë e Kosovës

Premte, 20 Prill 2018 14:33

Në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje protestoi të enjten kundër pjesëmarrjes së shumë kompanive serbe dhe mungesës së kompanive nga Shqipëria, në një panair të përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Në një veprimtari simbolike në afërsi të objektit ku po mbahet panairi, veprimtarët e kësaj lëvizjeje shpalosën një pankartë në të cilën bëhet thirrje për bojkotimin e prodhimeve nga Serbia.

Arbër Rexhaj nga lëvizja Vetëvendosje, akuzoi Odën Ekonomike të Kosovës se po favorizon bizneset serbe kundruall atyre shqiptare.

kosova 22

“Mendoj që është e padrejtë që ekonomia e Kosovës të vilet kryesisht nga produkte dhe mallra Serbe ndërsa Kosova të mos i jep hapësirë Shqipërisë dhe anasjelltas Shqipëria t’i jep hapësirë Kosovës. Kosova drejt zhvillimit ekonomik, sigurisht që aleatin e parë duhet ta ketë Shqipërinë e pastaj shtetet tjera”, tha zoti Rexhaj.

Pakënaqësi të njëjta kanë shprehur edhe përfaqësues të klubit të prodhuesve të Kosovës, të cilët thanë se " 19 vjet pas përfundimit të luftës, asnjë kompani e Kosovës nuk është ftuar apo nuk ka marrë pjesë në ndonjë panair në Serbi. Ndërsa në panairin kryesor ndërkombëtarë në Kosovë nga gjithsej 174 kompani që marrin pjesë, mbi 50 për qind janë nga Serbia. Për Klubin e Prodhuesve të Kosovës kjo është e papranueshme kur merren parasysh të gjitha vështirësitë me të cilat ballafaqohen prodhuesit kosovar në raport me politikat dekurajuese të shtetit serb”, thuhet në njoftimin e këtij klubi.

Por, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërrxhaliu, tha se panairi ka ruajtur karakterin e vet ndërkombëtar duke qenë i hapur për të gjithë të interesuarit. Sipas tij me kohë janë informuar edhe kompanitë nga Shqipëria, por problemi qëndron te rënia e interesimit të tyre për të marrë pjesë në këtë panair.

“Duhet të kuptohet se për luftë dhe për dashuri duhen dy palë dhe është e pamundur me zor t’i motivojmë kompanitë nga Shqipëria të jenë këtu pjesëmarrëse.. dhe si dëshmi për hir të vlerës së televizionit Zëri i Amerikës, po ju prezantoj dokumentet që besoj flasin shumë më tepër se këto tentativa që dëshirojnë të njollosin panairin në fjalë. Si duket në Kosovë gjithçka të falet përveç suksesit, dhe suksesi i këtij panairi si duket është duke e penguar dikë dhe po veprojnë në këtë drejtim, por ajo çka vlen të theksojmë është kjo ftesë që i drejtohet kryetarit të dhomës se tregtisë dhe industrisë, pastaj kjo letër që i dërgohet kryeministrit të Shqipërisë, dhe po e shihni që dhoma e tregtisë dhe industrisë në Shqipëri ka qenë e informuar”, thotë zoti Gërrxhaliu.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, brenda një viti Kosova importon nga Serbia mallra në vlerë prej rreth 400 milionë eurosh, derisa eksportet e Kosovës në Serbi në vit nuk e kalojnë vlerën e 40 milionë eurove.

Prodhuesit në Kosovë vazhdimisht janë ankuar për pengesa në eksportimin e mallrave në Serbi, derisa Serbia vazhdon të mbetet partneri kryesor në tregun e Kosovës, pavarësinë së cilës Beogradi vazhdon ta kundërshtojë, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimeve evropiane.

Marko Cadez, nga Oda Ekonomike e Serbisë tha se rreth 70 kompani nga Kosova do të marrin pjesë muajin e ardhshëm në një panair bujqësor në Serbi./zeriiamerikes

Modifikuar më Premte, 20 Prill 2018 14:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...