Emigrantët në Greqi leje 3-vjeçare për vetëm 300 euro

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:13

Janë me dhjetra mijëra emigrantët shqiptarë në Greqi të cilët kanë aplikuar për t’u pajisur me leje për arsye të jashtëzakonshme.

Pjesa më e madhe e tyre, ende nuk kanë marrë një përgjigje për aplikimet që kanë bërë, edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vjet që nga koha kur i dorëzuan aplikimet. 

Dhe tani, në vend që shteti grek t’u kërkojë një ndjesë që i ka mbajtur varur për gjithë këtë periudhë, vjen një projektligj i ri, dispozitat e të cilit përjashtojnë nga kjo leje qëndrimi një numër mjaft të konsiderueshëm emigrantësh; disa thonë se ky numër arrin në 50.000... 

Bëhet fjalë për projektligjin mbi aplikantët për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare, që është paraqitur në parlament dhe që i janë bashkangjitur dhe disa dispozita të reja që lidhen me lejet e qëndrimit. 

Siç komenton Vasilis Hronopoulos, nga seksioni i të drejtave të njeriut në PASOK, “mundet që projektligji të duket se është në favor të emigrantëve, sepse thjeshtëzon më tej procedurat. Por në fakt, shumë emigrantëve do të dalin të paligjshëm” 

Dispozita që “djeg” shumë emigrantë, lidhet me afatin e qëndrimit në Greqi. Me ligjin ekzistues, emigranti duhej të vërtetonte se kishte të paktën tre vjet në Greqi, si dhe të dëshmonte se kishte lidhje të forta me këtë vend. 

Tani, dispozita e re, kërkon që emigranti të ketë 7 (shtatë) vjet në Greqi dhe këtë ta vërtetojë vetëm me dokumente shtetërore. 

Përcakton dispozita e re: 

1.Koordinatori i administratës së decentralizuar ka mundësinë që të akordojë leje qëndrimi me afat tre vjeçar, për qytetarë të vendeve të treta që banojnë në Greqi. Leja e qëndrimit mund të rinovohet për një nga arsyet që përmban Kodi i Emigracionit. Kërkesë për pajisje me leje qëndrimi ka të drejtë të depozitojë qytetari i vendit të tretë, përderisa vërteton me dokumenta shtetërorë faktin e qëndrimit në Greqi për të paktën shtatë vjet para aplikimit apo është prind i një të mituri - qytetari grek dhe që paraqet dokumenta që vërtetojnë lidhjen prind – fëmijë. 

Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor dhe drejtorinë e emigracionit Athinë dhe drejtues i organizatës “Arogji-Përkrahja”, na e “shkoqit” më mirë thelbin e problemit që krijon dispozita e re: 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...