Vritet 23-vjeçari korçar, policia greke: E ekzekutuan tre shqiptarë

E Enjte, 26 Prill 2018 22:15

Një 23-vjeçar shqiptarë është vrarë ditën e djeshme në Greqi, pasi është sulmuar nga dy persona që e qëlluan pesë herë me thikë.

 I riu nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Nga informacionet paraprake dyshohet se Mihal Kapurani, nga qyteti i Korçës, dhe autorët kanë pasur grindje për çështje pagese, ndoshta për drogën, raportojnë mediat greke.

Mendohet se shqiptari është ekzekutuar nga tre bashkëkombës të tjerë.

Autoritetet thanë se kanë identifikuar emrat e ekzekutorëve. Bëhet fjalë për një shtetas me origjinë nga Përmeti, banor i Athinës, si dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë me banim në Shqipëri, të cilët kanë hyrë në kufirin grek pak ditë më parë.

Identitetet e të dyshuarve u janë dërguar pikave kufitare me Shqipërinë si dhe Policisë shqiptare.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 22:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...