Vuçiç: Marrëveshja me Kosovën zgjidhet brenda...

E Enjte, 26 Prill 2018 23:05

Në një intervistë për ‘’ The Gurdian” presidenti Serb Vuçiç ka deklaruar se marrëveshja me Kosovën do të marri zgjidhje brenda gjashtë muajsh ose një viti.

Vuçiç është shprehur se” “Jemi të gatshëm të bisedojmë për çdo çështje. Jemi të gatshëm të marrim në konsideratë çdo propozim i cili do të nënkuptonte një zgjidhje kompromisi, por me sigurinë që Serbia të marrë diçka në këmbim”, është shprehur Vuçiç.

Po ashtu Aleksandër Vuçiç vuri në dukje aktivizimin e tij për çështjen e Kosovës.

“Jam shtrydhur ditë pas dite. T’ju them të drejtën bëhet fjalë vetëm për Kosovën, gjithçka tjetër është vogëlsi. Kam shpenzuar të paktën 400 ditë vetëm me Kosovën. Kjo të merr energjinë, por njerëzit nuk e kuptojnë.”

Login to post comments