Eulex: Gjetja e personave të zhdukur në Kosovë, proçes me rëndësi

Premte, 27 Prill 2018 15:49

1650 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në Kosovë,  ndërsa sipas Eulex  është me rëndësi që puna për të gjetur përgjigje ndaj fatit të tyre të vazhdojë pa pushim.

  Kosova shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur dhe misioni i EULEX-it shprehu përkushtim për ta vazhduar rrugëtimin drejt zbardhjes se vendndodhjes së personave të pagjetur në Kosovë.

Shefja e këtij misioni, Alexandra Papadopoulo u bëri thirrje si shqiptarëve, ashtu edhe serbëve, që të paraqiten për të dhënë mostrat e gjakut për analizën e ADN-së.

“Është një realitet që të copëton shpirtin kur nuk e di vendndodhjen e ndonjë të dashuri. Në angazhimin e tij me vendosmëri për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve, EULEX-i u bën thirrje komuniteteve shqiptare dhe serbe që të paraqiten për t’i dhënë mostrat e gjakut për analizën e ADN-së në mënyrë që të lehtësohet ky proces i rëndësishëm”, tha Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou.

Por si do arrihet kjo?

Sipas Eulex kjo mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin e të gjitha palëve përkatëse dhe me një nivel të lartë të ekspertizës.

 “Familjet kanë nevojë që ta përmbyllin të kaluarën e tyre të dhimbshme dhe humbjet tragjike që kanë pësuar. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara”, tha Papadopoulou.

Që nga viti 2008, EULEX-i ka kryer 594 operacione në terren me qëllim identifikimin dhe rilidhjen e mbetjeve njerëzore. 506 viktima u janë kthyer familjeve të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...