Serbët kërcënojnë zyrtarët kosovarë, Zymberajt: Çështja do shkojë në BE

Premte, 27 Prill 2018 16:42

Autoritetet në Serbi po vazhdojnë të kërcënojnë zyrtarët kosovarë. Kësaj radhe, kërcënimi vjen nga ministri i Punëve të Brendshme serb.

Ndërkohë që Serbia po mendon të hakmerrët ndaj arrestimit të Marko Gjuriç,  duke paralajmëruar aktakuza ndaj Shpend Maxhunit, Flamur Sefajt e Jetlir Zymberajt , Kosova ka menduar të zgjedhë rrugën e drejtë të ankimit në strukturat e BE-së.

Jetlir Zymberajt shef i kabinetit të zv/kryeministrit Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova nuk është e befasuar me veprimet e tilla nga Serbia, dhe se kjo çështje do të ngrihet në nivelet më të larta të BE-së.

“Nuk jemi të befasuar me veprime të tilla nga Serbia. Ne kemi vepruar konfor legjislacionit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Për mua e rëndësishme është që kemi respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e Kosovës”, tha shefi i kabinetit të zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

Ai tha se veprimet e tilla të Serbisë tregojnë prapë që ajo ende vazhdon praktikën e kallëzimeve politike të viteve të 90-ta dhe kjo është për keqardhje nga një vend kandidat i BE-së.

“Kjo dëshmon mungesën e vullnetit në Beograd me normalizu marrëdhëniet me Kosovën. Po presim verifikimin e lajmit dhe do ta ngremë në nivelet më të larta në BE”, tha Zymberaj.

Për këtë çështje ka reaguar ashpër edhe Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Njeriut (KMDLNJ).

Në një reagim të dërguar për media, të titulluar “Kur një shtet kriminal kërcënon liderët e shtetit tjetër”, KMDLNJ-ja thotë se autoritetet serbe po bëjnë politikë me dy e më shumë fytyra ndaj Kosovës, derisa në njërën anë po zhvillojnë bisedime për “normalizimin e raporteve” me Kosovën, në anën tjetër po ndërmarrin të gjitha veprimet për të shkatërruar Kosovën.

“...janë kërcënuar se do të arrestohen Shpend Maxhuni i pari i AKI-së (ish-drejtor i përgjithshëm i PK), Flamur Sefaj ish-ministër për Punë të Brendshme dhe Jetlir Zymberaj, këshilltar politik i Behgjet Pacollit sepse e paskan koordinuar arrestimin e një huligani politik siç ishte dhe është Marko Gjuriq”, thotë KMDLNJ.

Madje, Këshilli thotë se Marko Gjuriq, pas arrestimit, është dashur të dërgohet në Gjykatën Themelore të Mitrovicës dhe të gjykohet për kalim ilegal të kufirit, e jo të deportohet në Serbi, ashtu siç edhe ndodhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...