19 vjet nga masakra e Studimes, Thaçi kërkon drejtësi për viktimat

E mërkurë, 02 May 2018 12:02

2 Maji shënon plot  19 vite që nga vrasja e 116 civilëve të pafajshëm nga forcat serbe. Sot e asaj dite ende nuk është vënë drejtësi për viktimat. Në shenjë përkujtimi për viktimat e masakrës së 2 majit të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, zyrtarët e kësaj komune nën patronazhin e kryetarit Xhafer Tahiri përkujtojnë viktimat.

Ndërkohë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një statusi në Facebook ka kujtuar të ndjerët. Thaçi është shprehur se institucionet e Kosovës nuk do të ndalin asnjëherë zërin për zbardhjen e këtyre krimeve.

“Sot i kujtojmë 116 civilë të pafajshëm të vrarë nga forcat serbe para 19 vjetësh në Studime të Vushtrrisë. Si institucione të Republikës së Kosovës, nuk do të ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i personave të pagjetur. Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. Lavdi të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri!”, shkruan Thaçi në Facebook.

masakra

 

 

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 12:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...