Kosovë, zgjerohet perimetri i kërkimeve për dy policët e zhdukur

E mërkurë, 02 May 2018 13:10

Edhe pse kanë kaluar katër ditë ende nuk dihet fati i policëve të humbur në Kosovë. Ndërkohë policia e Kosovës bën me dije  se perimetri i hetimeve në kërkim të dy policëve të zhdukur është zgjeruar. Kërkimet janë duke u bërë në lumin Lepenc ku dyshohet se mund të kenë rënë trupat e policëve dhe në zonën malore.

Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, ka bërë një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ku tha se edhe gjatë ditës së mërkurë janë duke u bërë hetime nga pjesëtarë të Policisë, Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe qytetarë vullnetarë.

“Nga ora 9: 00 e mëngjesit kanë filluar kërkimet. Në vendin e ngjarjes dhe në zonën malore është hapur perimetri i kërkimeve. Pjesa tjetër e njësitëve prej kilometrit të pestë dhe nga kufiri i Maqedonisë për herë të dytë është duke u kontrolluar. Sot në kërkim po marrin pjesë 150 persona, por që deri më tani nuk ka asgjë konkrete”, ka bërë të ditur Gashi.

Kjo është dita e katërt e kërkimeve që po bëhen për të gjetur dy policët që janë zhdukur nga aksidenti që u ka ndodhur të shtunën.

Policët e aksidentuar kanë qenë në një makinë zyrtare në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik dhe më pas vetura ka rënë nga ura e lumit Lepenc.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...