As Erjon Veliaj, as Edi Rama, as drejtësia e tyre e korruptuar nuk do të më mbyllin gojën mua dhe opozitës

E Enjte, 10 October 2019 14:30

Nga Albana Vokshi

Disa muaj më parë Partia Demorkatike publikoi dokumenta zyrtarë për të treguar se Erion Veliaj, në shkelje të ligjit, po mblidhte të dhënat personale të prindërve nga kopshtet dhe çerdhet me synim përdorimin e tyre në fushatë elektorale.

Pa bërë asnjë hetim për këtë, në shkelje të çdo procedure të drejtë dhe të paanshme, gjyqtarja Migena Laska nuk i ka dhënë të drejtë mijëra prindërve që shprehin shqetësim për marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të të dhënave të tyre personale, por, në mënyrë të padrejtë, i është nënshtruar pushtetit të Erion Veliajt. Është aq absurd ky vendim, saqë nga njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim.

Unë jam e qetë, sepse e di që kam mbrojtur interesin publik dhe jam bërë zëri i mijëra prindërve, të dhunuar në të drejtat e tyre nga Kryetari mashtrues i Bashkisë se Tiranës. Në ketë betejë nuk kam për të bërë asnjë hap pas!

As Erion Veliaj, as Edi Rama, as drejtësia e tyre e korruptuar apo e frikësuar deri në palcë me vetingun politik, nuk kanë për të më ndalur dhe nuk kanë për t’ia mbyllur gojën opozitës nga denoncimi i krimeve të pushtetit dhe akteve të tij korruptive.

PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve, që regjistrohen në arsimin parashkollor. Për këtë jemi duke bërë gati denoncimin dhe padinë kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me vendimin e padenjë të gjyqtares Laska do të marr çdo hap ligjor për ta zhbërë atë!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kulisat/ 24 orët e vështira të Albin Kurtit për taksën

Politikë

Kulisat/ 24 orët e vështira të Albin Kurtit për taksën

Që prej 3 shkurtit, ditës kur pas 15 vitesh karriere politike u ngjit në zyrën e kryeministrit, java që po mbyllet, ka qenë ajo më nervëshkatëruesja për Albin Kurtin. Ditë...

'Shqipëria pastron para'/ Eksperti: Këmbanë alarmi! Bëhet me 'bekimin' e qeverisë

Politikë

'Shqipëria pastron para'/ Eksperti: Këmbanë alarmi! Bëhet me 'bekimin' e qeverisë

Rikthimi i Shqipërisë në listën gri të Moneyval, do të ndikojë drejtpërdrejtë në imazhin e vendit e për pasojë dhe te investimet. Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i...

”Do të ketë shumë pjesëmarrje”, Maliqi: 2 marsi pasohet nga protestat masive të opozitës.

Politikë

”Do të ketë shumë pjesëmarrje”, Maliqi: 2 marsi pasohet nga protestat masive të opozitës.

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka thënë se manifestimi i Metës më 2 mars do të ketë pjesëmarrje masive, pasi ai vetë...

Sondazh

Nothing found!