×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si të përgatisim embëlsirën e njohur austriake “Kaiserschmarrn”

E mërkurë, 18 Prill 2018 13:28

Është interesante se si është shpikur kjo ëmbëlsirë e lehtë.

Cari në Pallatin e Vjenës ka kërkuar palapeta, mirëpo kur kuzhinieri i ri pa që përbërja nuk i doli e mirë, krepat e pasuksesshëm i ka pjekur, u ka shtuar vishnje, rrush të thatë dhe ia ka dërguar carit si ëmbëlsirë të re, transmeton Telegrafi.

Thërrmijat e carit përgatiten shumë shpejt:

Për 2–4 porcione nevojiten:

– 3 vezë,
– 500 ml qumësht,
– 1 lugë e vogël sheqer,
– pak kripë,
– 350 g miell,
– 2 lugë ujë të gazuar,
– 30 g gjalpë,
– 100 g rrush të thatë,
– vishnje sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në të verdhët e vezës shtoni qumështin dhe sheqerin dhe përzieni mirë. Gradualisht shtoni miellin dhe në fund ujin e gazuar.

Tundni të bardhët e vezëve dhe shtoni përbërjen. Gjalpin shkrijeni në tigan dhe qiteni përbërjen, e cila nuk duhet të përzihet, por të rrotullohet derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Kur të piqet, priteni kulaçin në copa dhe përzieni ngadalë në zjarr të vogël.

Shërbehet me komposto, pemë apo me shtojcë vaniljeje. /Telegrafi/

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 13:32

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...