1941/Letra e vëllezërve Peza për gjeneralin Agostinuçi: Kemi qenë bashkëpunëtorë për çlirimin e Shqipërisë

Tuesday, 10 Mars 2020 16:43

Nga Kastriot Dervishi

Në dokumentet e rrëmbyera nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në korrik 1943, ishte identifikuar edhe një letër e “vëllezërve Peza”, e cila ishte përfshirë në dosjen e përgatitur (në vitin 1958) për Myslim Pezën. Letra ishte nisur me postë për nënkomandantin e përgjithshëm të Karabinierisë, gjeneralin Agostinuçi. Spikat fakt se letra është dërguar me vitin fashist. Ka një gabim midis datave, herë shkruhet 12 e herë 22 mars. Mbase ka të bëjë me mbërritjen e letrës. Më 13-14 mars 1941 u zbrazën nga larg rreth 30 krisma pushkësh ndaj dy veturave që kaluan në kohë të ndryshme rastësisht në rrugën Tiranë-Kavajë, afër fshatit Ndroq. Këto krisma ndaj dy veturave janë interpretuar si aksione të mirëfillta “nacionalçlirimtare”. Në fillim të marsit 1941 në zonë ka pasur disa veprime prerjesh të linjave telefonike dhe incidente të tjera që shpjegohen në dokumente të tjera arkivore. Interesant është fakti se vëllezërit Peza shkruajnë se kishin qenë “bashkëpunëtorë për çlirimin e Shqipërisë”, si duke nga “armiku” i përbashkët, Mbreti Zog.

***

Vula postare Kavajë, 22 mars XIX

Tiranë

Kemi qenë bashkëpunëtorë për çlirimin e Shqipërisë, por fatkeqësisht Ju na keni vrarë gra dhe fëmijët. Gjersa nuk do të kuptohet e vërteta,  nuk do të bëjmë asgjë, por ju mos shtypni popullin sepse nuk ka faj. Nga 7 prilli 1939 që keni ardhur në Shqipëri nuk keni kuptuar popullin. Ne ju kemi quajtur shpëtimtarë dhe jo për të vrarë gra dhe fëmijë që ju sugjerojnë të tjerët dhe për çështje që ne kemi mes njërit dhe tjetrit.  Ju keni ardhur në Shqipëri për të ndihmuar ata që nuk na duan. Për të plagosurit dhe të burgosurit duhet të keni shumë kujdes. Duhet t’i njihni miqtë tuaj dhe kjo do t’ju nderonte. Ne nuk kemi prerë telat e telegrafit dhe për këtë duhet të ishit të sigurt.  Po të donim mund të prisnim të gjithë telat telegrafikë të Shqipërisë qendrore në një natë të vetme.

Ne ju kemi konsideruar miq dhe jo armiq dhe tani edhe vrasësh grash dhe fëmijësh. Ndonjë i huaj mund të na blejë me para, po ju jetoni në ajër.

Më 12 mars 1941.

Vëllezërit Peza

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Denoncimi i PD: Skandal tek kopshti ‘4 Stinët’ në Tiranë, bashkia fshehu rastin me COVID-19, prokuroria të hetojë

Politikë

Denoncimi i PD: Skandal tek kopshti ‘4 Stinët’ në Tiranë, bashkia fshehu rastin me COVID-19, prokuroria të hetojë

  Partia Demokratike i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë në lidhje me rastin e mbylljes së kopshtit ‘4 Stinët’ në Tiranë, pas rasteve që u shfaqën me koronavirus. Në një dalje...

Nard Ndoka ironizon Ramën:Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit

Politikë

Nard Ndoka ironizon Ramën:Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka ka ironizuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke i thënë të bëhet president i Flamurtarit. Duke iu referuar deklaratës së kryetarit të PD, Lulzim...

Rakipi:Deklarata e Bashës, mjaft serioze! Rama kërkon garanci të mos marrë haraçin për gjithçka ka bërë!

Politikë

Rakipi:Deklarata e Bashës, mjaft serioze! Rama kërkon garanci të mos marrë haraçin për gjithçka ka bërë!

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në TV T, ku ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës, lidhur me një ofertë për pazar, që i ka...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!