1939/Duçja “shpirtmadh”, qytetar nderi i parë i Shqipërisë

E Enjte, 24 September 2020 12:12

Nga Kastriot Dervishi

Titulli i qytetarit të nderit të një njësie vendore është bërë instrument qokash e ndarje fletësh pa marrë parasysh meritat e vërteta të individit. Në të kaluarën kemi pasur edhe praktika se kjo e mëposhtme kur një individ u shpall “nderi” i gjithë Shqipërisë. 

Me vendimin nr.14, datë 21.4.1939, Këshilli i Ministrave vendosi t’i ofrojë “duces shqiptmadh”, qytetarinë e parë të nderit, të gjithë Shqipërisë dhe i lutej ta pranonte këtë gjë. Ky vendim qesharak, motivohej kështu: “Duke marrë parasysh se shkëlqesia e tij Benito Mussolini, Duceja i madh i fashizmit, në momentet historike për popullin shqiptar, ka treguar dashuri për Shqipërinë, së cilës nuk k ka cenuar të drejtat e saj të shenjta si shtet sovran e indipendent, gjëra këto që populli shqiptar i ka ruajtur deri sot si thesaret e tij më të çmueshme dhe duke interpretuar dëshirën e mbarë popullit shqiptar vendosi t’i ofrojë ofrojë Duces shpirtmadh, qytetësinë e parë të nderit, të gjithë Shqipërisë dhe i lutet të ketë mirësinë ta pranojë këtë gjest që buron prej zemrës së kombit shqiptar”.

Nuk jam i sigurt, duhen kontrolluar gjithë vendimet, por nuk di që ky vendim të jetë shfuqizuar me një tjetër të Këshillit të Ministrave.

Modifikuar më Premte, 25 September 2020 11:15

1 koment

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: S’ka parti të dala nga PD, ka vetëm ato të krijuara nga Rama

Politikë

Basha: S’ka parti të dala nga PD, ka vetëm ato të krijuara nga Rama

  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa është pyetur në lidhje me deklaratën e Sali Berishës se ai gaboi në 2017-ën kur hoqi nga lista demokratë të vjetër, pohoi se...

”Numri real shumë më i lartë”, Basha: Sipas një eksperti të njohur epidemiolog kemi 2500 raste ditore nga COVID-19 në Shqipëri

Politikë

”Numri real shumë më i lartë”, Basha: Sipas një eksperti të njohur epidemiolog kemi 2500 raste ditore nga COVID-19 në Shqipëri

  Kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin se numri real i të infektuarve nga COVID-19 është shumë herë më i lartë se ai që raportohet. Basha citon një ekspert epidemiolog...

LSI, Durrës: Shqiptarë, familja juaj do paguajë 20 mijë euro borxh publik

Politikë

LSI, Durrës: Shqiptarë, familja juaj do paguajë 20 mijë euro borxh publik

  Ada Spiru, petagoge ekonomie në Universitetin e Barit, afruar së fundmi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, shkruan në një postim në Facebook se familjet shqiptare do të paguajnë 20 mijë...