1945/Kur Enveri nuk lindte në tetor

Premte, 16 October 2020 17:01
Albumi “Nga lufta nacionalçlirimtare”, botim i gazetës së ushtrisë “Luftëtari” Albumi “Nga lufta nacionalçlirimtare”, botim i gazetës së ushtrisë “Luftëtari”

Të shkruaje për Enver Hoxhën vitet e para pas lufte nuk ishte aq e lehtë. Mjetet e propagandës së kohës, të etura për të treguar një supremen që kishte rënë nga qielli për të mirën e këtij vendi, i shfrytëzonin ato pak të dhëna duke i tjerrë e fryrë aq shumë sa nuk ngelej asnjë lëndë brenda. Kësisoj po të shohësh biografitë e para rreth Enver Hoxhës do befasohesh nga niveli i lartë i naivitetit të shkruesve që gjen në to, aq sa këto biografi i ngjajnë përrallave të treguara në net  dimri. Kështu në një prej këtyre botimeve që i takonin ushtrisë popullore nuk flitej për tetor të lavdishëm kur kishte lindur Enveri, por për shkurt. Kësisoj në vitet më të ashpra të jetës së Partisë Komuniste të Shqipërisë, kur shoku Enver luftonte për të mbajtur të pastër partinë, nuk festohej 16 tetori i lavdishëm por 3 shkurti. U desh të hiqej qafe Koçi Xoxe që Enveri të lindte në tetorin e lavdishëm, në datën 16 të tij.

Enveri, komandanti ynë

Enver Hoxha, organizator dhe udhëheqës i Ushtrisë tonë dhe i shtetit tonë është fytyra më e madhe politike që doli nga lufta e madhe e popullit shqiptar.Populli shqiptar i shtypur dhe i tradhtuar nga regjimi i Zogut, pati fatin të jetë një nga viktimat e para të agresionit fashist në Europë. Por populli shqiptar nuk iu nënshtrua skllavërimit, filloi luftën dhe doli fitimtar, sepse qe i zoti të nxjerrë nga gjiri i tij udhëheqës të rinj që ditën ta drejtojnë në rrugën e vështirë të luftës së çlirimit. Enveri është fytyra më e shquar e udhëheqësve të rinj të Shqipërisë.Enveri lindi në Gjinokastër më 3 shkurt 1908. Mësimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Shkollën e mesme e mbaroi në Korçë. Më vonë ndoqi studimet universitare në degën e filozofisë në Francë. Për mungesë ekonomike u detyrua të lërë studimet dhe të punojë pranë Konsullatës Shqiptare në Belgjikë. Më 1936 kthehet në Shqipëri dhe emërohet profesor në liceun e Korçës.Enveri kthehet në Shqipëri në një kohë kur regjimi shtypës i Zogut përgatiste sistematikisht okupacionin nga fashizmi italian. Ai lidhet menjëherë me grupet e para antizogiste që kishin filluar një aktivitet të gjerë për mobilizimin e masave kundra rrezikut të okupacionit fashist. Për meritë të aktivitetit të këtyre grupeve, masat e gjera të popullit u ngritën në këmbë në protesta e demonstrata dhe kërkuan armë për të luftuar okupatorin. Në këto momente të vështira për popullin shqiptar, Enveri qëndron në radhët e para të demonstratave. Bashkë me shokë të tjerë, ai është një nga frymëzuesit e flaktë të rezistencës kundra fashistëve okupatorë që po shkelin brutalisht lirinë dhe independencën e vendit tonë. Populli shqiptar i tradhtuar nga Zogu dhe klika e tij ra në skllavërinë e imperializmit italian, por populli shqiptar në demonstratat e ditëve të para të prillit tregoi se ishte i vendosur të mos i nënshtrohej armikut, tregoi se mbante në vetvete forca të mëdha revolucionare, vetëm se i duhej një udhëheqje e fortë që besnikërisht t’i qëndronte në krye. Bashkimi i grupeve antifashiste për të organizuar rezistencën kundër okupatorit ishte pra një çështje vendimtare për të ardhmen e popullit shqiptar. Në këtë kohë, Enveri zhvillon një aktivitet të madh për ngritjen e popullit dhe për realizimin e bashkimit të këtyre grupeve. Aty është një nga organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të protestave të para kundër fashizmit italian. Puna e tij e palodhur, vendosmëria e tij bëjnë të ndiqet nga policia fashiste dhe të hyjë në ilegalitet, por guximi dhe energjia e tij bëjnë gjithashtu që të dalë në krye të këtyre grupeve. Më 8 nëntor 1941 nga njerëzit më të vendosur dhe që i ishin kushtuar metë gjitha forcat çështjes së çlirimit të popullit, u themelua Partia Komuniste Shqiptare, e cila dha kushtrimin e luftës dhe u bëri thirrje masave të popullit dhe gjithë patriotëve për t’i bashkuar të gjitha fuqitë në një front të vetëm për çlirimin e atdheut. Në këtë kohë, Enver, megjithëse i ndjekur nga agjentët e fashizmit, qëndron në krye të përpjekjeje të Partisë Komuniste për realizmin e bashkimit të popullit.Më 16 shtator 1942 me iniciativën e Partisë Komuniste Shqiptare u mblodh Konferenca e Pezës.

(Albumi “Nga lufta nacionalçlirimtare”, botim i gazetës së ushtrisë “Luftëtari”)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...