1947/Dokumentet historike përdoreshin si letra ambalazhi

Hënë, 01 Mars 2021 18:12

Nga Kastriot Dervishi

Arkivistët i trajtojnë dokumentet njësoj, pas asnjë lloj privilegji apo nënvlerësimi. Nuk ka rëndësi regjimi apo rendi që i ka nxjerrë ato, por origjinaliteti dhe përmbajta. Me vendosjen e regjimit komunist, u futën konceptet e dëmshme të dokumenteve “para çlirimit” dhe “pas çlirimit”. Dokumentet e para vitit 1944 janë quajtur edhe “arkivat e vjetra”. Dy diferencim dëmtoi jashtëzakonisht trashëgiminë dokumentare. Raporte të kohës janë tejet dëshpëruese për keqpërdorime të shumta të kësaj pasurie të patjetërsueshme. Për të ndalur këtë hov anarkist Instituti i Studimeve (Seksioni i Historisë), me relacionin nr.15 rezervat, datë 29.7.1947 dërguar Këshillit të Ministrave e vlerësonte gjendjen e arkivave shumë shqetësuese. Cilësohej se dokumentet po humbnin nga zyrat e ndryshme të shtetit. Konstatimi ishte dëshpërues:

“Nuk kanë qenë të rralla rastet në kohët e kaluara që dispozita materiali arkival të jenë prishur ose shpërndarë, ndër to edhe materiali i vjetër në gjuhën turqisht që i përket periudhës së okupacionit turk. Por të tilla ngjarje të hidhura nuk janë vetëm nga koha e kaluar...Në tregun e Tiranës, në vitin 1947, d.m.th. këto ditë, është shitur si kartë ambalazhi me kuintal material turqisht i arkivit të Prefekturës së Tiranës dhe material arkival që i përket kohës së okupacionit italian me proviniencë nga Prefektura së Tiranës dhe nga Ministria e Financave (si duket është nxjerrë në treg me rastin e transferimit të saj nga selia e vjetër). Se ç’dëme pëson me të tilla humbje historia e jonë mund të kuptohet po të mendojmë se zhvillimi kultural, politik, administrativ, ekonomik i jetës sonë shtetërore duhet të mbështeten mbi bazat e këtyre dokumenteve që po humbasin”.

Modifikuar më Hënë, 01 Mars 2021 18:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...