1948/Shtetëzimi i bagëtive

E mërkurë, 03 Mars 2021 15:09

Nga Kastriot Dervishi

Krejt pa asnjë arsye apo bazë ligjore, në vitin 1948 doli një ligj për shtetëzimin e bagëtive. Dele, dhi, lopë, etj, u morën nga shteti. Deri këtë kohë, bagëtitë ishin konfiskuar nga dënimet politike apo marrë për efekte të ligjit të reformës agrare, por nuk ishin shtetëzuar. Në shënjestër u vunë pronarët që kishin mbi 400 kokë bagëti. Plot 505 pronarë tufash. Pavarësisht se nuk është një listë konkrete, mund të llogaritet një mesatare e shtetëzuar minimalisht në shifrat 300-400 mijë kokë bagëti.

Ligj nr.598, datë 11.5.1948, “Për shtetëzimin e tufave të mëdha të bagëtive”.

Duke parë se në tufat e mëdha bagëtish shpeshherë janë konstatuar spekulime dhe dëmtime jashtë masës me therje e shpërdorime të tjera;

Duke parë se pronarët e këtyre tufave nuk u përmbahen detyrimeve të tyre kundrejt shtetit si në dorëzimin e leshit, shitjen e qumështit dhe drithërave, të lëkurëve dhe bagëtive, megjithëse se pushtetit popullor ka bërë përpjekje për t’i siguruar kullota, ushqime të koncentruara, shërbime veterinare dhe favore të tjera;

Duke parë se shumë pronarë nuk kujdesen vetë për bagëtitë e tyre, por i shfrytëzojnë me anë të të tjerëve;

Duke parë të gjitha këto dëme të rënda që i shkaktohen ekonomisë së popullit;

Për të evituar këto dëme që i shkaktohen blegtorisë dhe me qëllim që të sigurohet zhvillimi i plotë dhe përparimi i këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë popullore, Kuvendi Popullor aprovon ligjin nr.598, datë 11.5.1948 “Për shtetëzimin e tufave të mëdha të bagëtive”.

Neni 1

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shpronësohen pa shpërblim dhe vihen në administrimin e shtetit me anë të një procesverbali të rregullt, të gjithë tufat e mëdha që kalojnë 400 kokë bagëti dhe gjëja e gjallë e personave që shënohen në listat që i bashkohen këtij ligji me inventarin e gjatë dhe të vdekur, mjetet e nevojshme për rritjen e bagëtive dhe për punimin e prodhimeve të blegtorisë. Listat e përmendura si dhe procesverbalet e shtetëzimit bëjnë pjesë të pandarë të këtij ligji.

Neni 2

Me vendim të qeverisë, pronarëve që i nënshtrohen shtetëzimit në bazë të këtij ligji, mund t’u lihen gjer në 400 kokë bagëti bashkë me inventarin dhe mjetet e nevojshme.

Neni 3

Përjashtohen nga shtetëzimi gjëja e gjallë dhe inventari i gjallë e i vdekur si dhe mjetet për rritjen e bagëtisë dhe për punimin e prodhimeve blegtorale të kooperativave blegtorale, të kooperativave fshatare të punës si dhe të anëtarëve të tyre.

Neni 4

Të gjithë ata, që në çfarëdo mënyre mundohen të pengojnë ose vështirësojnë zbatimin e këtij ligji dhe sidomos të gjithë ata që me çdo mënyrë zhdukin, dëmtojnë, fshehin ose kryejnë çdo akt tjetër me qëllim që të zhvlerësojnë pasurinë që i shtrohet shtetëzimit si dhe gjithë ata që japin informata jo të plota ose të rreme organeve të pushtetit ose të ngarkuarve të tyre për zbatimin e këtij ligji, dënohen në bazë të ligjit mbi tregtinë e ndaluar, spekulimin dhe sabotimin ekonomik.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë

***

 

Lista e pronarëve të shpronësuar:

-Lushnja, 25

-Vlora, 75

-Bicaj, 1

-Peqin, 1

-Elbasan, 14

-Gjirokastër, 40

-Skrapar, 14

-Ballsh, 29

-Shijak, 22

-Durrës, 5

-Shkodër, 24

-Përmet, 16

-Berat, 10

-Leskovik, 3

-Tiranë, 6

-Shupenzë, 2

-Mat, 3

-Tropojë, 1

-Krujë, 5

-Delvina, 20

-Mirditë, 3

-Kuçovë, 3

-Lezhë, 3

-Kukës, 2

-Librazhd, 7

-Koplik, 3

-Korçë, 4

-Tepelenë, 35

-Kuç, 3

-Kolonjë, 8

-Kavajë, 11

-Pogradec, 2

-Peshkopi, 1

-Sarandë, 78

Modifikuar më E mërkurë, 03 Mars 2021 16:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...