1946/Bisedimet për rindërtimin e Burgut të Burrelit

Premte, 14 May 2021 15:46

Rindërtimi i Burgut të Burrelit si dukej nuk parashikoi godinat ku do rrinin partizanët që do bënin roje. Në fillim të bisedës ing.Kasimati thotë se kur nisën punimet, u dërgua përgjegjësi i ofiçinë Nigris. Ishte bërë një studim për këtë rast, por jo për të parashikuar godina të reja. Mirëpo, rëndësia e parë vlerësohej ruajtja. Objekti nuk kishte dyer të sigurta e për këtë arsye, ato u porositën të reja. Më 12.10.1946 u diskutua çështja në lidhje me punime në Burgun e Burrelit me praninë e:

-Zija Këlliçi-inspektor i NSHN

-Selim Alimerko, inspektor epror i ministrisë

-Lefter Goga, anëtar i Komisionit të Kontrollit

-Rasim Guri, kryetar i Degës së NSH-së

-Ing.Refi Kasimati, kryetar i Zyrës Teknike në NSHN nr.2

-Ing.Vinjau, kryetar i Zyrës Teknike nr.2

-Sevanto de Dhales, përgjegjës i ofiçinave

 

Pjesë nga biseda:

Këlliçi: Po për partizanët s’kishte vend?

Kasimati: Jo, për partizanët s’kishte vend.

Këlliçi: Ty si inxhinier, a të shkoi ndër mend se aty ka nevojë për forca partizane?

Kasimati: Aty unë nuk dija mbase nuk kishte të përfaqësuar nga ministria?

Këlliçi: Sikur të të thoshin ty për të ndrequr një burg a do të merrje masa për vendin e ushtarëve?

Kasimati: Mua më kanë autorizuar me ndrequr burgun.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...