1946/Dita e bashkimi doganor me Jugosllavinë, amaneti i shokëve Melladin e Dushan

Saturday, 27 November 2021 11:39

Më 27.11.1946 u nënshkrua në Beograd, nga përfaqësuesit e qeverisë të Shqipërisë dhe Jugosllavisë “Traktati mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”, i cili u ratifikua nga Kuvendi Popullor me ligjin nr.389, datë 27.12.1946.

Ky traktat që mbrohej nga E.Hoxha plotësoi amanetet e shokëve Melladin e Dushan dhe të asaj që doli nga lufta civile e viteve 1943-1944, është akti më i lartë i tradhtisë, i cili e ktheu vendin në një kopsht për tregun jugosllav dhe e varfëroi tërësisht. Është e çuditshme se fillimisht lajmi i nënshkrimit të traktatit u mbajt i fshehtë. Njoftimi u dha me vonesë më 11.12.1946 në gazetën “Bashkimi”.

Në artikullin me rastin e numrit të parë të revistës “Shqipëri-Jugosllavi”, në vitin 1947, Enver Hoxha shkruante: “Zhdukja e barrierave doganore, unifikimi i planeve të shteteve tona dhe ndihma konkrete që qeveria jugosllave po i jep vendit tonë për t'u mëkëmbur, për t'u rindërtuar, janë bazat e shëndosha dhe siguria e një jete më të mirë për vendin tonë. Ata që s'ia duan të mirën popullit tonë shpifin gjëra të paqena dhe vjellin vrer, duke thënë se ‘Shqipëria e vogël humbi independencën dhe pavarësinë e saj, duke u lidhur ngushtë me popujt e Jugosllavisë’. Po Shqipëria, përkundrazi e siguroi dhe e forcoi independencën dhe pavarësinë e saj, duke u lidhur ngushtë me Jugosllavinë e re”.

Ta gëzojnë shokët ditën më të shënuar që kanë me Jugosllavinë motër pas 29 nëntorit të përbashkët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...